044533400
info@paa.com.al

PAA dhe KASH nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Agron Duka ka zbuluar sot detaje nga programi politik i Partisë Agrare Ambientaliste për favorimin e agrobiznesit shqiptar. “Më e rëndësishmja e të rëndësishmeve është që ne, pra prodhuesit shqiptarë, të jenë në stad të barabartë me prodhuesit e vendeve të rajonit. Pra kostoja e prodhimeve bujqësore të jetë të paktën e barabartë, nuk po themi më e ulët. Si arrihet kjo? Nëpërmjet subvencionevce dhe uljes së çmimit të naftës që përdoret në bujqësi.” tha Duka, gjatë një aktiviteti të organizuar nga PAA dhe KASH ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

Ky memorandum konsiston me bashkëveprimin për hartimin projekteve në ndihmë të agrobzinesit si dhe për përforcimin e përfaqësimit të tij. Nënshkrimi këtij memorandumi u bë në Bubullimë të Lushnjës, në një biznes privat të kultivimit të bimëve dekorativë. Memorandumi në fjalë u nënshkrua nga Kryetari i PAA, z. Agron Duka dhe Presidenti i KASH, z. Agim Rrapaj.

Gjatë fjalës së tij z. Duka u shpreh se synimi i PPA është që të mos jetë një strehë për fermerët, por një shtëpi ku banuesit e saj bashkëpunojnë dhe po ashtu sëbashku i marrin edhe vendimet. Ndërsa nga ana e tij z. Rrapaj theksoi se kjo marrëveshje është shenjë e fillimit të realizimit të punëve që nuk u kryen dot për 20 vite me radhë.

Në zgjedhjet e ardhëshme ne do të paraqitemi tek elektorati shqiptar në përgjithëse me alternativa të qarta dhe serioze dhe tek elektorati që jeton në zonat rurale në veçanti me alternativa më tepër të detajuara, për të cilën përgjithësisht politika është kujtuar pak para fushatave për t’i harruar sërish deri në votimet e radhës. Ne sot kemi stafin më të kualifikuar për t’iu përgjigjur nevojave të kësaj shtrese dhe kërkesave të këtij tregu, tashmë jo vetëm me politika e ide por edhe me zgjidhje konkrete. Një prej tyre është edhe kjo marrëveshje që ne bëjmë sot me KASH-in. Synimi ynë është që çdo fermer, blegtor apo bujk, peshkatar apo ambientalist, investitor në fushën e agrobiznesit, ta shohë Partinë Agrare Ambientaliste jo si strehën e tij por si shtëpinë e tij në mënyrë që nesër të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme politike të cilat do të kenë ndikim të drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së familjes së tyre. Partia Agrare Ambientaliste do të jetë e hapur për çdo formë bashkupini me parti politike, shoqata e individë që do të sjellin ndryshimin pozitiv në realitetin shqiptar në përgjithësi dhe të zonave rurale në veçanti” tha ndër të tjera kryetari I PAA, Agron Duka. Ndërsa nga ana e tij Presidenti I Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj tha se kjo marrëveshje është nja bashkim forcash për të realizuar projekte që nuk janë realizuar dot këto 20 vjet. “Ne do të bashkojmë forcat për të realizuar ato projekte që për 20 vjet nuk po realizohen. Ky është obekti kryesor i këtij takimi të sotëm. Natyrisht që unë ndjehem i kënaqur sepse në krahun tim është një ndër kontribuesit më të mëdhenj të fushës së bujqësisë dhe ushqimit. Një ndër investitorët kryesorë në këtë fushë që e njeh shumë mirë këtë sektor, që ka punuar dhe kemi punuar sëbashku për të realizuar projekte madhore. Ndjehem mirë që projektet tona ishin shumë të sukseshme dhe kam plot besim që projektet e të ardhmes do të jenë akoma më të sukseshme. Këshilli i Agrobiznesit e mirëpriti ftesën për të bashkëpunuar dhe për të nënshkruar këtu një memorandum bashkëpunimi me qëllim që të gjitha ato që nuk janë realizuar të realizohen një ditë e më parë.” tha Rrapaj.

Leave a Reply