044533400
info@paa.com.al

PAA nis riorganizimin ne Shkoder

Ditën e shtunë, datë 16.04.2016, ora 11.00 , Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e parë më strukturat e qarkut Shkodër. Gjatë këtij takimi kryetari i PAA-së, Agron Duka, shprehu domosdoshmërië për ringritjen e të gjitha strukturave në këtë qark. Ai tha se “PAA tashmë është një forcë politike me një kauze të fortë me të cilën të gjitha forcat e tjera politike në 25 vjet pluralizëm kanë dështuar. Zoti Duka tha gjithashtu se PAA është pro hapjes së saj duke ftuar këdo të bëhët pjesë e saj jo vetëm për tu rritur politikisht si një forcë politike por edhe duke përfaqësuar fort interesat e qytetarëve shqiptarë në fusha të ndryshme si agro biznesi, mjedisi. Sipas tij një pjesë e rëndësishme e kësaj force politike do të jenë grate dhe të rinjte, socializimi në zonat e thella, trajnime të ndryshme të të rinjve duke u rritur në numër.

Kryetari i Asamblese zoti Lufter Xhuveli u shpreh se PAA tashmë është force politike parlamentare dhe pretendimet e saj tashme janë rritja deri në faktorizimin e saj.

Në këtë takim, për herë të parë u prezantua edhe logoja e re e PAA-së, organizimi i strukturës qëndrore dhe lokale te PAA-së. U prezantuan gjithashtu kryetarja e Forumit të Gruas e cila paraqiti edhe bazat e programit të funksionimit të Forumit të Gruas, si dhe kryetari i Forumit Rinor për Shkodrën. Në këtë takim u prezantua edhe portali online i PAA-së www.gazetaprogres.al dhe webfaqja zyrtare e PAA www.paa.com.al .

Sekretari i Përgjithshëm i PAA-së, zoti Genc Juka prezantoi skemën organizimit në bazë të PAA-së, konkretisht për qarkun e Shkodrës.

Leave a Reply