044533400
info@paa.com.al

Partia Agrare Ambientaliste vazhdon takimet intensive në qarkun Shkodër

Kënaqesi të jesh në një takim të tillë me banorët e Gurit të Zi, Naraç dhe Bushat.
Sot, Zv/Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë dhe njëkohësisht koordinatori i kësaj partie për qarkun e Shkodrës, z. Mark Molla ju bëri thirrje të gjithëve, grave, burrave, të rinjve, profesionistëve, fermerëve dhe përfaqësuesve të biznesit dhe të agroturizmit që më 25 Prill të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike, të votojnë Nr. 9 për ndryshimin e Shqipërisë.
Ndër të tjera, fokus i këtyre takimeve ishte programi i Partisë Demokratike dhe i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” ku PAA bën pjesë.
Gjithashtu u mor angazhimi për pjesëmarrje masive në votime si dhe për një proçes të rregullt zgjedhor.
Takime të frytshme u zhvilluan me mbështetës dhe qytetarë në disa zona të qarkut Shkodër, duke filluar me banorët e njësive Administrative Bushat dhe Naraç në Bashkinë e Vaut të Dejës si dhe në Njësinë Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër.
Sytë janë nga ndryshimi. Prandaj sot jemi më të bashkuar se kurrë sepse vetëm bashkë do e shembim murin e së keqes.