044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA z. Agron Duka: Si zëri i banorëve në parlament për qarkun Durrës do mbroj tezën e këtij komuniteti të braktisur.

Kryetari i PAA z. Duka zhvilloi një takim me komunitetin Rom në qarkun e Durrësit.
Lehtësisht konstaton tek ky komuniteti mungesa e shkollimit, e përkujdesit institucional.
Kjo varfëri, kanë bërë që komuniteti Rom të mbetet një ndër komunitetet më të diskriminuara në Shqipëri.
Shumica e qytetarëve të komunitetit rom në Durrës, nuk janë në gjendje të sigurojnë mjete për ekzistencë, për shkak të papunësisë.
Aspektet që kanë të bëjnë me diskriminimin janë prezente në të gjitha sferat e jetës: edukimi, diskriminimi në arsim, një qasje e pabarabartë, implementimi i politikave në mënyrë selektive gjithë këto vite.
Si zëri i banorëve në parlament për qarkun Durrës do mbrojë dhe tezën e këtij komuniteti të braktisur.
Aleanca për Ndryshim do të jetë zëri i çdo qytetari në parlament!