044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA z. Agron Duka: Rama nuk e mbulon dot me tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit

Vetëm sepse Rilindasi ka braktisur shqiptarët ata braktisën familjet dhe vendin e tyre.
Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit.
Përçmimi i shqiptarëve punëtorë, njerëz fisnik, sfidues dhe të suksesshëm kudo në botë dhe në çdo sfidë, veç në Shqipëri ka mundësi pune vetëm për politikanët e korruptuar dhe të kapur nga krimi dhe oligarkët që vrasin dhe shtypin çdo iniciativë të lirë, është prova rrënqethëse e modelit të disa rilindasve hajdutë.
Mirënjohje qindra mijëra fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, agrobiznesit dhe agroturizmit, që edhe pse të braktisur nga Krye-Rilindasi, mbijetojnë duke punuar dhe sakrifikuar gjithçka për të mirë-arsimuar fëmijët e tyre, për të paguar kostot e rënda të sëmundjeve dhe të ruajtjes së shëndetin.
Rilindasit e pangopur dhanë gjatë 8 viteve vetëm 57 qindarka financime nga buxheti për bujqësinë nga 100 lekë të prodhimit të brendshëm bruto/GDP-së.
Edhe rritja e mbështetjes së BE nuk shkon në rritjen e buxhetit për zhvillimin e qëndrueshëm rural por për të mbushur gropat e zeza të taksave të vjedhura dhe gjobave marramendëse nga gjykatat ndërkombëtare.
PAA reagon kundër përçmimit publik të Ramës si e vetmja mënyrë për të mbuluar me tepsinë e bërë shoshë diellin e shpresën kundër errësirës keq-qeverisëse 8 vjeçare‼️

Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.

Fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe vrastare. Shumë masa parandaluese kërkojnë harmonizim, përkushtim dhe bashkëpunim në nivel global. Por përmasat katastrofike mund të reduktohen. PAA apelon se qeveria