044533400
info@paa.com.al

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) fillon me sukses bisedimet për bashkëpunimin me fondacionin Kondrad Adenauer Stiftung (KAS)

Ditën e sotme pjesëmarrës nga PAA, përkatësisht z. Genc Juka (Sekretar i Përgjithshëm), i shoqëruar nga z. Gjokaj dhe z. Malaj zhvilluan një takim bashkëpunimi me z. Tobias Ruettershoff (Drejtor i fondacionit Kondrad Adenauer Stiftung në Shqipëri).

Gjatë takimit i diskutuan çështjet e mëposhtme:

  • Prezantimi i PAA, prioriteteve, objektivave dhe planeve.
  • Diskutim për marrëveshje të mundshme ndërkombëtare me të Gjelbrit Ndërkombëtarë dhe fondacione të huaja.
  • Mundësitë e trajnimeve praktike (intership) në Shqipëri pranë zyrave të PAA për studentët huaj.
  • Mundësitë e trajnimit të fondacionit KAS.
  • Mundësitë mbi projekte të shkollës verore në lidhje me mjedisin dhe lidershipin e mirë ne Ballkanin Perëndimor.

Nga takimi i zhvilluar u arrit marrëveshje parimore mes palëve që morën pjesë.