044533400
info@paa.com.al

PAA: Trampizmi shqiptar e ka fundin të shpejtë

Pas sulmeve përçmuese ditore të Ramës (të rilindur si në fillimet e tij anarkiste) ndaj çdo lideri opozitar dhe opozitës në tërësi, duket qartë së gjuha e urrejtjes është e vetmja armë e tij elektorale.
Ky shkrim “Politika e Urrejtjes” – Rruga drejt pushtetit apo shkatërrimit? qartëson se: “Pushteti me çdo kusht u bë ngadalë por me siguri qëllimi i vetëm i partive politike dhe liderëve politikë”.
Në rastin e Shqipërisë kur synohet mandat i tretë, keq-përdorimi i gjuhës së urrejtjes rrezikon të mos ketë limit.
Në artikull theksohet se: “Kjo e kërcënon më shumë demokracinë dhe zhvillimin tonë sepse: “.. siç është parë në shumë vende duke përfshirë SH.B.A., Brazilin, Gjermaninë dhe Indinë nxitja e urrejtjes në fakt grumbullon dividentë/përfitim më të pasur elektoral”.
Sfida thelbësore për ne është cilësia e lidershipit politik pasi: “Politika e zhvillimit e ndjekur me përulësi dhe dhembshuri mund të provojë të jetë një model alternativ, por urrejtja jep efekt të shpejtë, ndërsa zhvillimi është një rrugë e mundimshme”.
Por Presidenti Biden e mundi ish Presidentin Trump sepse në fushatë ai ju largua konkurimit të gjuhës së urrejtjes së Trump dhe ju përkushtua problemeve sociale dhe sfidave konkrete të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës amerikane.
Ja përse fushata e PAA do të ketë si inspirim modelin fitues të fushatës së Presidentit Biden përballë modelit humbës trampanian të cilin “Rilindasit” arrogantë dhe të babëzitur e kanë në themel të fushatës së tyre, e cila bazohet tek urrejtja, përçmimi, denigrimi, dhe bullizmi ndaj çdo kritikuesi, konkurenti apo kundërshtari poltik.
Kjo rrezikon zgjedhjet e lira dhe të ndershme, cënon kredibilitetin e qeverisjes, varfëron më shumë shqiptarët nga qeverisja e oligarkëve dhe e shtyn/mbyll për më gjatë fillimin e negociatave.
Fitorja ndaj trampizmit – nuk është sfida personale e liderëve politikë, as vetëm e partive politike konkuruese në zgjedhje, kjo është sfida e gjithë shqiptarëve që të mundin me votë trampizmin shqiptar.