044533400
info@paa.com.al

Duka: Është koha për ndihmë, jo demagogji elektorale.

Situata nga përmbytjet dhe izolimi rrezikon qindra familje.
Të identifikohen dhe të ndihmohet çdo familje me ushqime në fshatrat e bllokuara në zonat e largëta.
Të asistohet me shërbimet e nevojshme shëndetësore çdo familje në nevojë.
Të hapen rrugët e fshatrave sepse banorët dhe aktiviteti i tyre janë në mbijetesë.
Banorët e zonave të përmbytura për një kohë të gjatë, kanë humbje të jashtëzakonshme në shtëpitë dhe prodhimet e tyre.
Ata duhen kompensuar për humbjet e shkaktuara nga Korporata Energjitike e Shqipërisë dhe duhen ndihmuar me grante nga qeveria, në mënyrë që të rinisin aktivitetet e tyre.
Bashkëpunimi me pushtetin vendor në Shkodër është detyrim ligjor. Mungesa e bashkepunimit rrezikon diskriminim partiak.
Eleminimi i pasojave nga vonesat në ndihmat jetike ndaj këtyre familjeve, kërkon përkushtim dhe punë konkrete dhe jo demagogji elektorale.