044533400
info@paa.com.al

Deklaratë e LRA: Të rinjtë e PAA protestojnë për për ndalimin me ligj të mësimit online në arsimin e lartë në Shqipëri

Mësimi online po bëhet gjithnjë e më shumë një mundësi e jashtëzakonshme e mirë-arsimimit të të rinjve dhe demokratizimin e dijes kudo në botë.

Jo vetëm për shkak covid-19 por për avantazhet që sjell mësimi online, ai jo vetëm duhet lejuar por duhet mbështetur me politika publike si për universitetet publike edhe për ato jopublike.

Universitetet më të mira dhe më të shtrenjta në botë ofrojnë sot një larmi të jashtëzakonshme diplomash të programeve bachelor, programeve master profesional dhe shkencor, ofrojnë një larmi të pafund të leksioneve të hapura ku çdo nxënës dhe student të përzgjedhë lirisht lëndët që preferon, profesorët që beson më shumë, të trajnohen dhe ri-trajnohen jo vetëm nëpërmjet diplomave por edhe nëpërmjet kurseve më të reja. Përfitimet nga mësimi online janë të jashtëzakonshme sidomos nga të mësuarit gjatë gjithë jetës me fleksibilitet maksimal të njohurive për të mbyllur gapin e tregjeve të reja të punës.

I nderuar z. Kryeministër përse pengoni me ligj mësimin online?

Përse i detyroni fëmijët dhe studëntët shqiptarë të humbasin një nga mundësitë më bashkëkohore për tu mirë-arsimuar pa u futur në borxhe por me eficencë maksimale të shpenzimeve të tyre dhe të familjeve të tyre?

Përse universitetet publike dhe private ndalohen të ofrojnë diploma bachelor nëpërmjet mësimit mbasdite, mësimit në fundjavë dhe mësimit online?

Edhe në kohën e diktaturës universitetet kishin të drejtë të kishin mësim natën, të klishin diplomim nëpërmjet sistemit të mos shkëputjes nga puna. Edhe universitetet si Harvard, MIT, Yale, Staford, Berkley kanë mësim pa shkëputje nga puna. Ka disa qindra studentë të diplomuar online në universitetet amerikane dhe europiane që Ministria e Arsimit nuk njeh diplomat. Nga dallon diploma nga mësimi në klasë me diplomat në mësimin online, kur të dyja janë të ligjshme në ato vende? Kjo është shumë më shumë se thjesht padije.

Po 44.1% e familjeve sipas Bankës Botërore që janë në krahun e varfërisë, që jetojnë me 150$ në muaj, përse pengohen fëmijët e tyre për tu arsimuar? Përse studentët shqiptarë të mos reduktojnë në maksimum kostot e arsimit të tyre dhe familjeve të tyre gjithë jetës duke mësuar dhe duke punuar siç bëjnë universitetet private dhe publike kudo në botë përveç Shqipërisë?

Shqipëria mund të bëhet një vend i begatë vetëm nëpërmjet dijes e cila duhet të jetë lehtyësisht e arritshme në çdo mënyrë, e shpejtë dhe me kosto të vogël për çdo shqiptar.

Rrëzimi i barrierave për tu mirë-arsimuar duhet të jetë prioritet i prioriteteve të çdo shqiptari.

Dija, jo vetëm e elitave ta bëjë Shqipërinë një vend të begatë.

Babëzia do ta lërë Shqipërinë një vend të pa-arsimuar dhe përherë të varfër.