044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA Duka: Solidariteti pas tërmetit i popullit dhe donatorëve maksimal. Mbështetja e qeverisë e vonuar dhe minimale.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte një fatkeqësi me dhimbje të tmerrshme për viktimat, familjet e tyre si edhe për mijëra familje të pastreha e mijëra biznese që falimentuan.

Por ndërsa solidariteti i gjithë popullit ishte i menjëhershëm dhe maksimal, ndërsa mbështetja e donatorëve ishte shumë bujare, mbështetja e qeverisë është e vonuar dhe minimale.

Është e vonuar sepse deri tani vetëm 3 përqind e familjeve të pastreha janë strehuar. Ndërsa bizneset mbeten tërësisht të braktiksura.

Përballë këtij dështimi katastrofik qeveria me një strategji marketingu të justifikueshme vetëm për qeveritë e dështura dhe neodiktatoriale, lodhet përditë nga mediat dhe  platformat sociale që shfaqin projekte si qytete 3D.

Janë disa qindra mijëra minuta që çdo ditë mbisundojnë lajmet dhe platformat sociale që synojnë të fshehin dështimin.

Edhe pse kanë kaluar shumë muaj nga konferenca e donatorëve, shkalla e përthithjes së parave të tyre për rindërtimin, edhe sipas marrëveshjeve zyrtare që duhet të kalohen nëpërmjet buxhetit të shtetit pasi të jenë miratuar marrëveshjet në Kuvendin e Shqipërisë, është zero.

Edhe programi i punës së Kuvendit të Shqipërisë deri në 20 janar 2021 nuk ka në axhendën e tij asnjë marrëveshje bilaterale që duhet miratuar në Kuvend.

PAA është e shqetësuar për mungesën e moralitetit dhe kredibilitetit të qeverisë sepse qeveria është duke ndjekur me viktimat e tërmetit, familjet e tyre, ta pastrehët dhe të varfërit e shtuar nga tërmeti, një strategji marketingu mashtruese si me legalizimet.

Në të dy rastet këto fushata të bezdishme në disa orë të ditës dhe të shtrenjta marketingu janë amorale, por në rastin e tërmetit fushata mashtruese është edhe çnjerëzore.

Kryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminalKryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminal

Kryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminal, sepse e bënë të pavlefshme çdo “fitoren partiake”.