044533400
info@paa.com.al

Shpifjet e Ramës kundër Bashës shpirtkeqësi personale, miopi dhe verbëri politike kundër Kosovës dhe shqiptarëve

PAA shpreh shqetësimin se në kushtet kur vendi përballet me rritjen e viktimave nga pandemia, papunësia dhe varfëria, Rama është prekur rëndë nga virusi i shpifjes, mungesës së moralit dhe integritetit njerëzorë dhe politik.
Të shpifësh kundër liderit të opozitës pse të kritikon për paaftësi dhe të sfidon me propozime konkrete kundër pandemisë dhe varfërisë, është jo vetëm paaftësi dhe dashakeqësi.
Të vazhdosh ti shërbesh armiqve të shqiptarëve edhe kur Serbia kërcënon për konflikte me Kosovën si ai midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, të sajosh shpifje për një kasetë e cila është publike në të gjitha mediat ndërkombëtare, të keq-përdorësh taksat e shqiptarëve për fushata shpifëse kundër kundërshtarëve dhe konkurrentëve politikë, kuptohet lehtësisht se sa të sëmurë rëndë janë Ramës&CO që vetëm dëm po i bëjnë përditë më shumë shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Opozita e bashkuar i njeh liderit të saj Basha pesë kontribute personale të spikatur dhe suksese që e bëjnë jo vetëm atë krenar dhe sfidues.
1. Rrugën e Kombit si prioritet i prioriteteve për lehtësimin, bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik të Shqipërisë me Kosovën;
2. Heqjen e vizave– një ëndërr e parealizueshme dekada të tëra;
3. Anëtarësimin në NATO–objektivi strategjik më i rëndësishëm për paqen dhe prosperitetin në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan; 4. Përshpejtimin e integrimit europian dhe
5. Promovoi Kosovën si shtet i pavarur dhe përshpejtoi njohjet e saj ndërkombëtare.
Ndërsa gjatë qeverisë RamaRrumpallë 2013-2020 integrimi europian është penguar dhe po dështon.
Sot kjo qeveri e babëzitur dhe shpifëse, është kostoja me e rëndë për shqiptarët.
Kryetari Duka apelon se: “Përballë sfidave të vështira të Kosovës si shteti i pavarur në konsolidim e gjithë klasa politike shqiptare jo vetëm në Shqipëri ka vetëm një mision patriotik, të unifikohet dhe të përkushtohet për paqen dhe prosperitetin në Kosovë dhe Ballkan.
Strategjitë e shpifjeve, nxitjes së grindjeve, arrogancës dhe përçmimit ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë janë përpëlitje pa shpresë mbijetese e liderëve të dështuar.

Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.

Fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe vrastare. Shumë masa parandaluese kërkojnë harmonizim, përkushtim dhe bashkëpunim në nivel global. Por përmasat katastrofike mund të reduktohen. PAA apelon se qeveria