Pas paraqitjes së programit për bujqësinë dhe objektivave politikë në një konferencë për shtyp, Kryetari i PAA z. Duka nisi ditën e djeshme takimet në një zonë kyçe të bujqësisë në Shqipëri, në fshatin Mizë, në Divjakë. Kryetari i PAA dëgjoi nga afër problemet dhe shqetësimet konkrete të fermerëve.
Bujqësia ka qenë, është dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Agrare Ambientaliste, e cila si zëri i fermerit do të mbrojë dhe punojë fort për të drejtat e fermerëve dhe familjeve të tyre. Kjo theksohet edhe nga prioritetet që PAA i ka vendosur vetes si çështjet kryesore të programit të saj për bujqësinë, ndër të cilat përmendim:
- Dyfishimi i buxhetit, heqja e akcizës së naftës dhe unifikimi i TVSH.
- Funksionimi real i Sistemit të Vaditjes dhe Kullimit.
- Ngritja e regjistrit kombëtar i fermerëve (IACS) me qëllim aplikimin e pagesave direkte për 80% të fermave të vogla dhe të mesme, të cilat nuk kanë përfituar deri më sot asnjë mbështetje financiare.
- Ngritja e Bankës së Zhvillimit me fokus prioritar mbështetjen për bujqësinë.
- Skemë sigurimi për bujqësinë e subvencionuar për disa zona.
- Rritja e garancisë për Sigurinë Ushqimore.
- Zhvillimi i ekonomisë së gjelbërt si e ardhmja e shëndetshme e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zhvillimi i zonave rurale, përmirësimi i jetesës në zonat bujqësore dhe mbështetja e të rinjve për të investuar dhe qëndruar në vendin e tyre, për të shmangur emigracionin dhe mos-braktisjen e vendit do të jenë në vëmendjen e PAA.