Të rinjtë e PAA protestë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Durrës: Është ‘bombë ekologjike’

19

Sot, në “Ditën Botërore të Mjedisit”, të rinjtë e Partisë Agrare Ambientaliste, LRA, zhvilluan një tubim simbolik pranë vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në zonën Spitallë – Porto Romano, Durrës.

Ndotja që shkakton ky vendgrumbullim përbën rrezik jo vetëm për ata që jetojnë pranë, për studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por për të gjithë qytetarët e Durrësit.

Këtu plehrat nuk trajtohen dhe nuk asgjësohen, lihen në mëshirë të fatit; punën e Bashkisë e bëjnë derrat, të cilët ushqehen në këtë fushë toksike.

Kjo situatë nuk po gjen zgjidhje prej vitesh, prandaj sot, të rinjtë e PAA-së kërkojnë jo vetëm të informojnë opinionin publik rreth kësaj emergjence, por edhe të nxisin veprimin e institucioneve përkatëse.