PAA tërheq padinë nga Kolegji Zgjedhor

327

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Agrare Ambjentaliste për terheqjen e ankimimit për shpalljen e pavlefshme të listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Në seancën gjyqësore, PAA u përfaqësua nga Thoma Miço, ndërsa relator i çështjes ishte Gjin Gjoni.

Miço: U gjykua dhe pranua kërkesa jonë paraprake për pushimin e kësaj çështje për arsye që u komentua dhe atje. Pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës dhe ajo çka është më e rëndësishmja ku afati 18 qershor në marrëveshjen e tyre nuk do të jetë si datë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare por do jetë një datë tjetër. Do riciklohen afatet e depozitimit dhe regjistrimit të partive, listat shumëemërore, në këtë kuptim nuk përbënte sens që të vazhdonim gjykimin në Kolegjin Zgjedhor. Bëmë kërkesën që gjeti miratimin dhe i hapi rrugën marrëveshjes të vazhdojë të implementohet dhe përfundojë sot me gjithë hollësitë e veta në mënyrë që të gjithë partitë të marrin pjesë në zgjedhje.

Miço tha se datat më të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 16-23 korriku.

Miço: Diskutohen datat që kanë të bëjnë me mosprekjen e Kushtetutës, që janë datat brenda korrikut. Më të mundshme shoh 16 dhe 23 korrikun. Për PAA një nga këto data do jetë e pranueshme nga ana jonë, nuk e kontestojmë.

Drejtuesi i Departamentit Juridik në PAA ishte i qartë kur i parapriu ndonjë suprize të mundshme.

Miço: PAA do bëhet pishman vetëm atëhere kur fajin për mosarritjen e marrëveshjes do ta ketë partia më e madhe e opozitës. Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Nëse për këto zgjedhje nuk arrihet marrëveshje dhe për këtë shkaktare do jetë PD, ne do futemi pa PD në zgjedhje.