Agron Duka
Agron Duka

Agron Duka


Lindi në 22.01.1958 në Shijak në një familje me tradita qytetare. Mësimet fillore e të mesme i merr në Xhafzotaj e Shijak. Studimet e larta i përfundon në 1981 në Universitetin Bujqësor, në degën Agronomi. 1987 – 1991, arsimtar në Shkollën e Mesme në Manzë. Një nga pasionet e jetës së tij mbetet sporti, ka një karrierë 20 vjeçare si volejbollist i Erzenit. Pas viteve 90 iu dha mundësia të merrej me biznes. Me të afërmit e tij krijoi shoqërinë Aiba. Nisma, përvoja, aftësitë administruese si dhe dëshira për të shërbyer e shtynë të pranonte postin e Prefektit të Durrësit. Ka kryer detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit të Shqipërisë. Më datë 25 mars 2016 zgjidhet në krye te Partisë Agrare Ambientaliste.