Kryetari i PAA takim me strukturat drejtuese të njësive 3 dhe 8 në Tiranë

127

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste zhvilloi dje takime me strukturat e PAA të njësisë 3 dhe 8 në kryeqytet. Gjatë këtyre takimeve, drejtuesit e strukturave shprehën mbështetjen që PAA gëzon nga qytetarët, ndërkohë ngritën edhe një sërë problematikash për zonat në fjalë. Të rinjtë e njësisë 3 dhe 8 shprehën se problimetika kryesore është ajo e mjedisit në këto zona. Ata u shprehen se mungon i shumëkërkuari mjedis i pastër, mungojnë pemët, ambientet e gjelbëruara, mbeturinat nuk mblidhen rregullisht. Problem është edhe uji i pishëm i cili vjen vetëm një herë në ditë për jo më shumë se një orë.

Nga ana e tij kryetari Duka i mirëpriti sugjerimet e të rinjve. Ai u shpreh se çështjet e mjedisit janë në themel të PAA. Ndër të tjera zoti Duka premtoi se drejtuesit e PAA janë duke hartuar planet e duhura për ndërhyrje në përmirësimin e mjedisit në këto zona. Sipas tij ka nisur bashkëpunimi me shume organizma, të cilat si PAA, edhe ato e kanë në themel të tyre mjedisin.

“Të rinjtë janë të domosdoshëm për PAA-në, janë pjesa më vitale e saj. Ne do t’i mbështesim ata në projektet dhe nismat e tyre, sepse, nëse brezi im është duke punuar sot, kjo ndodh pikërisht për t’u siguruar ju një të ardhme më të mirë. Unë e di gjithashtu se në zonat tuaja ka mjaft familje të varfëra. Ne do të jemi shumë shpejt edhe pranë këtyre familjeve. Unë ndihem mirë kur, me mundësitë që kam, me bashkëpunimin me njëri-tjetrin, zgjidhim një hall, ndihmojmë dikë që ka nevojë” tha ndër të tjera kryetari i PAA, Agron Duka.