Kryetari i PAA, Agron Duka, vijon takimet me strukturat në jug të vendit

782

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, po vijon turin e takimeve me qytetarët në jug të vendi. Sot kryetari i PAA zoti Duka, i shoqëruar edhe nga koordinatori i PAA për qarkun Korçë, Thoma Miço, ishte në Pogradec ku u takua me struktuart e partisë në këtë bashki. Gjatë takimit me mbështetësit e PAA, zoti Duka tha se “Politika ka krijuar zhgënjim tek populli. Politikanët nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre, qeveria e ka zhytur vendin në krizë. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që ky besim tek kthehet. Partia Agrare Ambientalite është një forcë politike tek e cila qytetarët duhet të kenë besim dhe duhet ta mbështesin. Ne jemi një forcë politike e cila ka në gjirin e saj specialistë të fushave të bujqësisë, blegtorisë dhe mjedisit. Ne jemi duke hartuar politika të zbatueshme për fermerët. Për ne janë shumë të rëndësishëm Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor, ndaj duhet punuar që këto dy struktura të jenë shumë aktive. PAA së shpejti do të publikojë programin e saj politik, i cili është duke u përgatitur nga ekseprtët e fushave përkatëse që janë afruar pranë Partisë Agrare Ambientaliste” tha ndër të tjera zoti Duka. Ndërsa  pjesëmarrësit në këtë mbledhje njohën kryetarin Duke punën e me punën e bërë deri më tani në këtë bashki. Po ashtu një vënd shumë të rëndësishëm në këtë takim e zuri edhe diskutimi për problemat e ndryshme që hasen në bashkinë Pogradec.