Kryetari Duka prezanton kandidatët në Fier

1384

Kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka, i shoqëruar nga stafi i ngushtë i tij kanë zhvilluar një takim në Fier me anëtarë dhee simpatizantë të partitisë që ai drejton duke prezantuar edhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve që kishin mbushur plot sallën e teatrit “Bylis” z. Duka pohoi ndër të tjera se “Ne, jo unë, duhet të ndryshojmë nga ky model politike sepse politikën nuk e bën një person por jeni ju, që na mbështesni ne duke u bërë aktor të projekteve politike. Nuk është më Shqipëria e 97-s, sot jemi vend anëtar i NATO-s, fantazmat po trokasin. Politikanët me kokëfortësinë e tyre po na sjellin situatë të pakëndëshme politike. Ne jemi në aleancë me PD. Në këtë situatë nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme në drejtimin e kësaj qeverie.

Ndërsa kandidatët për deputetë Olsi Çukaj i pari në listën e PAA për qarkun Fier dhe Eduart Sharka i dyti, kanë pohuar se PAA është partia që përfaqëson dhe që do të luftojë për ju, për fermerin shqiptar, pasi është baza e prodhimtarisë në vend.