Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste z. Agron Duka mori pjesë në protestën e banorëve të komunës Kutë kundër ndërtimit të HEC-it në Poçem. Gjatë fjalës së tij z. Duka u shpreh në mbështetje të banorëve kundër ndërtimit të këtij HEC-i në këtë zonë. Z. Duka tha se biznesmenët nuk duhen paragjykuar, por as qeveritë nuk duhet të marrin vendime pa diskutimin dhe miratimin e banorëve.

Po ashtu e theksoj se ai vinte në këtë protestë jo si kryetari i një force politike por si një qytetar i thjeshtë që është kundër shkatërrimit të mjedisit dhe prishjes së ekuilibrit natyror nëpërmjet përmbytjes të më shumë se 2000 ha tokë bujqësore.

I pranishëm në këtë protestë kreu i Bashkisë Mallakastër zoti Agron Kapllanaj tha gjatë fjalës së tij se sa herë që qeveria merr vendime në dëm të banorë, këta të fundit do të mblidhen gjithnjë e më shumë bashkë kundër këtyre vendimeve.

Në protëstë mori pjesë edhe ambientalisti Sazan Guri. Ai tha se ndërtimi i këtij HEC-i është një krim që shumë pak politikanë e mendojnë në kokën e tyre.

Në këtë protestë morën pjesë edhe një grup ambietalistësh nga Tropoja, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare mjedisore, deputetë dhe profesorë njohur.