Të dashur anëtar të Partise Agrare Ambientaliste!
Shumë të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri!
Të nderuar përfaqësues të spektrit politik shqiptar!
I nderuar Senator Giuseppe Esposito!
Vëllezërit e mi të partive poltike të Republikes së Kosovës!
Zonja dhe zotërinj!
Jam shumë i privilegjuar t’ju drejtohem Ju sot në këtë Konventë madhështore,  ku së bashku do të shkruajmë historinë e re të Partisë Agrare Ambientaliste.
Sot unë përulem përpara Jush  dhe betohem se gara jonë politike do jetë e ndershme dhe e pastër.
Në këtë rrugë të re ne vijmë nga një histori e gjatë. Partia Agrare Ambientaliste është ndër forcat e para politike të themeluara qysh në vitet e para të pruralizmit politik.
Partia Agrare Ambientaliste ka dhënë një kontribut historik në jetën politike të vendit dhe demokratizimin e saj.
Mirënjohje për themeluesit dhe drejtuesit e Partise Agrare me në krye Meno Gjolekën.
Por emri që në fakt është i lidhur organikisht me forcën tonë politike është  Profesor Doktor Lufter Xhuveli, i cili është  pjesë e rëndësishme  e historisë së kesaj partie!
Kam kënaqësinë ta theksoj edhe në këtë konventë që puna  dhe kontributi juaj Profesor,  ka qënë dhe do të mbetet i çmuar për Partinë Agrare Ambientaliste.
Me kënaqësi kemi ftuar të jenë këtu sot me ne, të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugëtimin e Partisë Agrare Ambientaliste.
Në këtë konventë të gjithë sëbashku ngremë lart flamurin e gjelbërt të zhvillimit bujqësor dhe ambiental, duke u distancuar një herë e përgjithmon nga politikat dhe praktikat e dështuara deri më tani!
Jemi këtu të bashkuar dhe të fortë pa sindromën e posteve drejtuese, larg egoizmave dhe interesave mikro-politike,  të mbushur më dëshirë dhe besim në fitoren e kauzës tonë.
Brenda një kohe të shkurtër kemi ideuar një platformë të bashkëpunimit qytetar për të kërkuar kthimin e dinjitetit të tyre dhe për të ngjallur shpresën tek ju
Se ky vend mund dhe do të bëhet!
Kontributi që japim mund të jetë modest në këtë projekt të ri, në këtë nismë të mbarë,  por kauza jonë është e madhe sepse e tillë është rëndësia që ka bujqësia, prodhimi, ambienti ku ne të gjithë jetojmë dhe meritojmë një jetë më të mirë.
Të dashur pjesëmarrës, anëtar dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste! Unë gjatë kësaj periudhe kam patur takime me qytetarë shqiptare anembanë vendit, por me dhimbje të thellë kam konstatuar që varfëria është akoma prezente kudo.
Sot në këtë konventë madhështore ne të gjithë sëbashku do t’i themi
Jo varfërisë!!
Jo padrejtësisë!!
Jo krimit e korrupsionit!!
Jo  arrogances!!
Që nga sot kjo konventë do t’i japë jetë programit të ri të Partisë Agrare Ambientaliste
Sepse ne të gjithë së bashku I themi
Po shpreses!!
Po mirëqënies!!
Po zhvillimit të Shqipërisë sonë!!Që nga sot në këtë konventë të VI të Partisë Agrare Ambientaliste do të jetësojmë objektivat e programit tonë  të cilat janë:
Eleminimi i varfërisë dhe rritja e mirëqënies.
Urbanizimi i hapësirës rurale
Prodhime bujqësore e blegtorale cilësore dhe të sigurta.
Zhvillim i qëndrueshëm bujqësor, mjedis cilësor dhe turizëm rural.
Për arritjen e e këtyre objektivave Partia Agrare Ambientaliste  synon:
Rritjen e kontributit të bujqësisë në prodhimin e përgjithshëm dhe mbështetje të konsiderueshme buxhetore për këtë sektor.
Rritjen e investimeve publike në zonat rurale
Zhvillimin dhe modernizimin e agro-industrisë dhe sektorit të peshkimit duke mundësuar rritjen e punësimit.
Ndryshimin domethënës të raportit import-eksport për produktet me origjine bimore dhe shtazore,duke plotësuar të gjitha marrëveshjet kornizë që kanë lidhje me sektorin.
Uljen e TVSH-së së inputeve që përdoren në bujqësi si fara, fidana, plehëra, pesticide…etj në nivelin e mesatares së rajonit  në 5-7%.
Kontrollin për sigurinë ushqimore, standartet e produkteve dhe imputeve bujqësore.
Politika efektive për subvencionet dhe ndryshim të skemës së përfituesve.
Mbrojtjen e mjedisit në kuadër të zhvillimit të qëndrushëm
Konventa e sotme kurorëzon një fazë tejet të rëndësishme të organizimit të partisë. Ne jemi të gjithë këtu të mandatuar nga degët dhe seksionet e Partisë Agrare Ambientaliste nga e gjithë Shqipëria për ta formalizuar këtë akt, dhe më tej për të marrë së bashku disa vendime më rëndësi të dorës së pare siç janë programi, statuti dhe organet e reja drejtuese.
Konventa e sotme është një stacion i rëndësishëm në udhëtimin drejt suksesit, në zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Garancia më e madhe, për të realizuar objektivat dhe prioritetet e programit te PAA do jeni Ju.
Me mbështetjen Tuaj do ta bëjmë realitet që PAA, në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar.
Ky është një objektiv realist, pasi besimi në elektorat dhe  tek partnerët tanë politik po shkon gjithnjë e më shumë  në rritje të vazhdueshme .
Ju jeni në dijeni të sfidës së parë që Partia Agrare Ambientaliste ka marrë përsipër, atë për të kandiduar në emër të koalicionit opozitar, për zgjedhje të pjesëshme për Bashkinë e Kolonjës, zgjedhje këto të imponuara pas ndarjes  nga  jeta të Kryetarit te kësaj bashkie z.Arben Malo.
Ne emër të respektit njerëzor, i shpreh nga ky podium familjes së tij dhe gjithë kolonjarëve, ngushellimet e mia për humbjen e parakohëshme, të njeriut të tyre të dashur.
Sigurisht që ky besim i koalicionit opozitar, shpreh  peshën e madhe dhe specifike, gjithnjë e në rritje, të Partisë Agrare Ambientaliste si brenda koalicionit ashtu edhe më gjerë, në arenën politike shqiptare.
Kjo do jetë provë e një partneriteti luajal, brenda opozitës për të cilën kam kënaqësinë gjithashtu, t`i shpreh falenderimin edhe në emrin tuaj, Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
Përsa na përket ne, ky besim do të thotë angazhim maksimal, për të dëshmuar aftësinë dhe forcën tonë.
Uroj fitore, për kandidatin tonë të përbashkët z. Dritan Hajro!!
Programi i PAA, i cili do prezantohet sot në Konventën e VI të saj, është një dokument me rëndësi,për jetën politike të partisë.
Në këtë dokument krahas objektivave, prioriteteve dhe propozimeve në fushën e bujqësisë dhe ambientit, janë të sanksionuara zgjidhjet tona, për të gjitha fushat e jetës.
Në këtë program, sanksionohet se Partia Agrare Ambientaliste është për një shoqëri të hapur. Për ne bashkëpuntorë,  janë të gjithë ata që ndajnë me ne, vendin ku jetojmë panvarësish nga origjina, besimi, kombësia, mosha, gjinia, posti apo formimi kulturor.
Një  vlerësim i veçantë në këtë program i bëhet gruas shqiptare, e cila vazhdon të përjetojë pabarazi në jetën sociale e politike.
Ne i jemi mirënjohës, grave ambientaliste për punën dhe kontributin e tyre, edhe pse cdo ditë i takon atyre të perballen, me mjaft vështirësi.
Ato do dine të kalojnë pengesen e madhe, realitetin maskilist Shqiptar
Përulemi përpara gjithë Nënave, Grave e të Rejave të Partisë Agrare Ambientaliste.
Ata që na japin shpresën dhe na falin besimin, ata që na imponojnë hera herës të ecim në ritmin e tyre janë
Rinia e Partisë Agrare Ambientaliste!!
Unë jam i bindur, që rinia ambientaliste do të jetë lokomotiva e ndryshimit të madh, për një Shqipëri Europiane.
Historia përsëri kërkon nga JU të rinj, që të bëni realitet të ardhmen e kombit shqiptar, për një Shqipëri ndryshe nga kjo që kemi sot.
Zotohem, se  sebashku, do të dimë të punojmë natë e ditë, që t’i sigurojmë ardhmërinë e sigurtë rinisë tonë Shqiptare, që ajo të mos  kërkojë shancet e saj rrugëve të botës.
Shqipëria ka shumë nevojë për Ju, për dijet, forcën dhe kontributin tuaj.
Sot më shumë se kurrë vlen thirrja:
Mos Ik!
Ti vlen për vendin tënd!
Shqipëria është e jona!
E rëndësishme dhe kredo e jetës sime ka qenë dhe është Njeriu. Në çdo aktivitet të jetës, në sport, në biznes e sidomos në politikë, ne punët i kemi bërë duke patur parasysh njeriun.
Nuk ka asnjë vlerë, një statut i shkëlqyer, një program partie a qeverie, nëse nuk i shërben njerëzve e nuk realizohet përmes njerëzve.
Besimi, marrëdhëniet njerëzore, fjala e mbajtur , respekti e vlerësimi për cilindo që ka një kontribut për të dhënë, na kanë krijuar në rradhë të parë një atmosferë komuniteti dhe bashkëpunimi.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne jemi dëshmitarë, që rreth nesh janë afruar pa dallim të majtë e të djathtë, figura publike e me profil të lartë politik!
Partia Agrare Ambientaliste, është e hapur për këdo që është i zhgënjyer prej demagogjisë e  politikës konfliktuale .
Duke i uruar punime të mbara Konventes së VI të Partisë Agrare Ambientaliste unë i bëj thirrje kujtdo që dëshiron të japë kontributin e tij për një Shqipëri ndryshe, për një zonë rurale më të zhvilluar, për një mjedis më të pastër të bashkohet me NE.
Sebashku Shqipërinë mund ta kthejmë në model suksesi
Unë besoj se ka ardhur koha për zgjidhje. !!!!!!
Ju faleminderit
*Fjala e mbajtur në konventën e PAA nga kryetari Agron Duka