Kanditi i PAA për Elbasanin, Edmond Biçoku: PAA nuk i braktis qytetarët, ndaj do të votojnë për ne

87

Si erdhi angazhmi juaj për garën e 18 qershorit?

Kam kontribuar për vite me rradhë si sportist e më pas si trainer e drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit, aktualisht vazhdoj të kontribuoj në fushën akademike dhe në projekte të ndyshme me Universitete të komunitetit Europian. Ftesa për t’u bërë pjesë e forcave të ndryshme politike më janë drejtuar dhe më herët, por tani e ndjej veten të gatshem të jap kontributin tim në politikë. Synimi im nuk do të mbetet kaq sipërfaqësor, do të jemë pranë qytetarëve të qytetit tim për t’iu ardhur në ndihmë për çdo problem që do të hasin. Filozofia e Partisë Agrare dhe vizioni i drejtuesit të kesaj partie më bindën të jem pjesë dhe unë e kësaj force. Bashkimi bën fuqi dhe ne të gjithë së bashku do të bëjmë më të mirën për vendin tonë.

PAA ka zyrtarizuar më herët se partitë e tjera një numër të konsiderueshëm kandidatës mes të cilëve dhe ju, është shpejt apo kohë e nevojshme për të shpalosur platformën?

Partia Agrare Ambientaliste për të rritur efektivitetin elektoral të strukturave organizative të saj duhet të përshtaten me strukturën e re të pushtetit vendor duke krijuar njësi të reja organizative të partisë për çdo bashki. Për këtë arsye zyrtarizimi në një kohë të tillë të kanditatëve për deputetë është i domosdoshëm për të përfunduar procesin e ristrukturimit.

Pikat e forta që mendoni që ju japin epërsi ju si kandidat si përfaqsues i subjektit PAA?

Puna është pika ime më e fortë, që eksperienca më ka treguar se me ka diferencuar gjithënje ndaj mendoj se dhe në këtë fushë duhet të jetë dominante. Panvaresisht se puna ka nisur rezultatet duan kohë për tu parë.

Jeni në koalicion me opozitën në garën e 18 qershorit, mendoni se PAA dhe ju do të merrni edhe vota të majta për shkak të trashëgim të partisë edhe të djathra për shkak të koalicionit që jeni?

Unë ka besim të plotë se elektorati nëse gjen një përfaqsim politik të interesave të tyre në Partinë Agrare atëherë ato mund të braktisin partitë e mëdha dhe të afrohen drejt një partie që përfaqëson këtë elektorat. Ne jemi një vend që më shumë se gjysma e popullësisë jeton në fshat e ndaj strategjia e saj e mbështetur në: bujqësinë, blegtorinë dhe përmirësimi i kushteve të ambjentit ku jetojmë përbën njëkohësisht një nga avantazhet kryesorë të kësaj partie.

Jeni qark ku bujqësia, blegtoria dhe turizmi zënë peshë të konsiderueshme si në ekonomi dhe punësim, vini me projekte konkrete për zgjidhje?

Për sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë në qarkun tonë problemet janë të njejta si në të gjithë vendin dhe specialistët më të mirë të këtyre fushave pranë PAA, kanë hartuar projekte konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve. Nëse do ti referohemi turizmit unë kam patur mundësimë të vizitoj të gjitha pikat turistike të qarkut tonë si: Gjinar, Bukanik, Liqenet e Belshit, Ujvara e Sotirës, Fushë Studën etj. Duke u njohur me problematikat e tyre. Qëllimi ynë do të jetë realizimi i promovimit të vazhdueshëm të tyre në mënyrë që të dalin në pah këto pika turistike. Gjithashtu rëndësi i duhet kushtuar përmirësimit të infrasatrukturës, për të qënë sa më lehtë të aksesueshme nga të gjithë turistët e mundshëm. Do ti japim prioritet dhe investimeve të nevojshme për ti dhënë një shtysë zhvillimit të vazhdueshëm të turizmit si dhe nëpërmjet kësaj skeme të kemi dhe punësim të një numri sa më të madh banorësh të këtyre zonave.

Pritshmëria juaj për të qënë deputet në kuvendin e ri?

Gjatë këtij viti kam marrë pjesë në gara të ndryshme jo të spektrit politik por që kam rezultuar fitues. Kam besim se dhe në këtë garë pavarësisht të një natyre tjetër do të bëj maksimumin për të arritur fitoren.