Kandidati i PAA për Korçën, Arjan Jaupllari: Projekte konkrete punësimi për Korçën

257

Si erdhi angazhimimi juaj për garën e 18 Qershorit?

Personalisht dua të konfirmoj individualitetin tim në politikë si një njeri me bindje të majta, i besuar nga kjo parti për të qënë Kryetar Komune në Moglicë të Korçës,apo në garën e 2013, pjesë e kandidimit për deputet në Korçë, e kështu vij sërish në një garë të re me përvojë dhe profil të qartë. Kam qenë në dy mandate President i Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, dhe kjo më ka bërë një opozitar të fortë në mbrojtje të interesave profesionalë dhe politikave të gabuara në fushën e sistemit shëndetësor. Janë shumë arsye politike të cilat më bënë të përfshihem si konkurues me PAAA, jashtë “Rilindjesa” të cilës nuk i ka mbetur gjë e përbashkët me PS.

PAA ka zyrtarizuar më herët si partitë e tjera një numër të konsiderushëm kandidatësh, mes të cilëve dhe Ju. Eshtë shpejt apo kohë e nevojshme për të shpalosur platformën?

Lidhjet e mia miqësore dhe shoqërore më afruan me një mik të madh, që quhet Agron Duka, të cilin e kam vlerësuar si një nga ministrat më të suksesshëm të PS, por kur e njoha nga afër, pashë një mik me shpirt dhe zemër të madhe. Karakteri i tij i thjeshtë, popullor, por edhe shumë burrëror, më ofroi mes miqsh të mire, pa dallim bindjesh të majta apo të djathta. Vlerësimi maksimal, por që është dhe detyrimi më i madh, është përfaqësimi në krye të listës së kandidatëve për deputetë të Qarkut Korçë, akoma pa shpallur asnjë nga kandidatët e tjerë. Pra, unë e kam pasur kohën e nevojshme për ta bërë këtë.

Shpalosja e programit kërkon kohë, por ne vijmë me një program të vërtetë dhe jemi në kohën e duhur

Programin e partisë dhe specifikat e qytetit tuaj si i keni harmonizuar?

Programi i partisë sonë mbështetet në disa shtylla kryesore si: siguria ushqimore, bujqësia , blegtoria dhe mbrojtja e ambjentit. Ky program është miratuar nga Konventa e PAA, dhe ne jemi duke e harmonizuar konkretisht për qarkun tonë. Jemi në proces e sipër dhe të jeni të bindur se shumë shpejt, do t’i paraqisim të detajuara për banorët e këtij qarku, për çdo qytet apo fshat, sipas

veçorive specifike.

Pikat e forta që ju mendoni se ju japin epërsi si kandidat i PAA?

Të hysh në një garë elektorale natyrisht që duhet të mendohesh mirë, pasi jo vetëm ligji elektoral ka një prag të caktuar për tu zgjedhur deputet, por edhe gara e fortë e aktorëve politikë në qark e vështirëson atë. Unë mendoj se do ta kaloj këtë prag, jo vetëm për shkak të programit të PAA-së, por personalisht kam avnatzhe. Miqtë dhë shokët më kanë nxitur për të vazhduar rrugën e nisur në 2013. Një zonë si Opari, nga rrjedh origjina ime dhe të gjithë oparakëve të zbritur në qarkun e Korçës, është krenaria ime, zonë me të cilën kam njohje shumë të hershme, sepse gjithmonë u jam gjendur pranë për probleme

shëndetësore, falë mundësisë sime profesionale. Kolegë të mi, bashkëqytetarë të mi duan një zë të vërtetë në Kuvend, me një parti që është në krah të tyre kur kanë nevojë dhe unë premtoj e besoj të jem ky zë. Njerëzit e dinë se Arian Jaupllari nuk ka orar për të qenë në çdo kohë pranë tyre.

Jeni në koalicion me opozitën në garën e 18 qershorit. Mendoni se PAA dhe ju do të merrni vota nga e majta për shkak të trashëgimisë të partisë dhe të djathta për shkak të koalicionit ku jeni?

Të qenit në koalicion me opozitën është një rreshtim taktik, që të gjitha partitë e kanë përdorur, për shkak se Kodi Zgjedhor e ka imponuar një gjë të tillë. Duhet të kemi parasysh se PAA ka qenë pjesë e koalicionit të majtë dhe Agron Duka ministër i qeverisë Nano. Në memorjen e shqiptarëve kanë mbetur gjurmët pozitive të asaj kohe për nxjerrjen e bujqësisë nga prapambetja dhe subvecionin e naftës për herë të parë. Është kjo memorje që do t’i japë PAA-së shumë besim më 18 qershor. Trashëgimia, por dhe angazhimi i mjaft të majtëve potencialë në radhët e PAA-së edhe në qarkun e Korcës, besoj se do na japë avantazhin e duhur për të fituar votat e të zhgënjyerve nga “Rilindja”. Ne do marrim votat djathtas ne i marrim jo vetëm për shkak të koalicionit, por edhe të njohjes e kontributit tonë profesional dhe miqësor, ngaqë ne nuk i ndajmë e dallojmë qytetraët nga partitë por nga dëshira për t’iu gjendur në shërbim të tyre.

Jeni qark ku bujqësia, blegtoria dhe turizmi zenë pëshë të konsiderueshme, si në ekonomi dhe punësim. Vini me projekte konkrete për zgjidhje?

Duke qenë parti çështje, projektet tona janë të fokusuara në shtyllat kryesore që përmenda më siper dhe ne do t’i kemi ato konkrete. Unë sot po Ju bëj me dije një projekt konkret, me një studim të përfunduar të dy studiuesve të talentuar në Korçë, i cili lidhet me riaktivizimin e tre fabrikave në Maliq, atë të melasës, niseshtese dhe alkoolit, nga i cili do përfitohet jo vetëm në mbjelljen e kulturave të panxharit dhe patatës në fushën e Maliqit dhe përmisimin e qarkullimit të tokës për kulturat e tjera bujqësore, por dhe zhvillimin ekonomik të zonës dhe punësimin e njerëzve në nevojë. Përsa i përket turizmit, do rigjallërojmë turizmin malor dhe një projekt konkret për liqenin që krijohet nga ndërtimi i Hidrocentralit të Moglicës.

Pritshmëria juaj për të qenë deputet në Kuvendin e Ri.

Së pari, dëshiroj që Kuvendi i ri të mos merret më më dekriminalizimin, sikundër u mor për katër vite dhe ju e kuptoni këtë. Unë do jem në Kuvendin e ri, sepse qytetarët e duan këtë ndryshim dhe duke më besuar mua, do të besojnë në fuqitë e mia që do ti shndërroj në kontribut në interes të tyre. Unë besoj tek atase pse ata besojnë tek unë.