Koha për Zgjidhje

KUSH JEMI

Vizioni i PAA

Një Shqipëri me rrënjë të sigurta për një zhvillim të qëndrueshëm.

Misioni ynë është të përfaqësojmë interesat e banorëve të zonave rurale, të cilët janë rruga drejt shumë zgjidhjeve për Shqipërinë.

Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, PAA, drejtohet që nga 31 marsi 2016 nga z. Agron Duka, ish ministër i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Me z. Duka, PAA beson se ka ardhur koha për zgjidhje, sa i përket çështjeve të zhvillimit. Zonat rurale meritojnë një përfaqësim më të drejtë dhe më shumë vëmendje. PAA beson se zgjidhja e problemeve të bujqësisë, peshkimit, blegtorisë, mjedisit, agroturizmit dhe të gjithë agrobiznesit, do të krijojë mundësinë që këto aktivitete të zënë vendin e duhur në zhvillimin ekonomik të vendit.

Partia Agrare Ambientaliste mbështet politikat e jashtme rajonale dhe globale, që synojnë të rrisin rolin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit politik dhe ekonomik.

Sfidat e realitetit të sotëm kërkojnë rikonceptim të ideve të zhvillimit. PAA është në gjendje ta bëjë këtë për shkak të lidershipit të z. Agron Duka dhe traditës së gjatë të kësaj partie.

PAA është themeluar më 24 Janar 1991, me kryetar z. Meno Gjoleka. Kongresi i Parë i Partisë Agrare të Shqipërisë e pozicionoi atë si parti e qendrës, në spektriin politik shqiptar.

Më pas, për shumë vite, kryetar i Partisë Agrare ishte Prof. Dr. Lufter Xhuveli.

Më 21 Qershor 2003, duke iu përgjigjur prirjeve të kohës, Partia Agrare Shqiptare bëri pjesë të rëndësishme të programit të saj edhe çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe të burimeve natyrore, përkrah problemeve të bujqësisë dhe të zhvillimit rural. Në këtë kontekst, Kongresi i saj i IV miratoi ndryshimin e emrit në Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA).

PAA ka qenë pjesëmarrëse në 10 qeveri qëndrore, duke kontribuar në zhvillimin demokratik të vendit, në përparimin e ekonomisë së tregut të lirë si dhe në integrimin e Shqipërisë brenda organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht NATO dhe BE.

Partia Agrare Ambientaliste ka qenë aktive në të gjitha fushatat elektorale për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor, duke arritur të përfaqësohet me deputetë në katër legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe me këshilltarë e drejtues të këshillave komunalë e bashkiakë të vendit.

PAA ka kontribuar në zhvillimin e vendit duke ofruar kapacitetet e saj intelektuale dhe profesionale, kryesisht në fushën e bujqësisë dhe të mjedisit. Ajo është përfaqësuar në nivel qendror e lokal me ministra, sekretarë Shteti, zëvendesministra e anëtarë të strukturave të tjera qeverisëse.

Nën drejtimin e z. Agron Duka, PAA synon të vazhdojë misionin për të përfaqësuar interesat e banorëve të zonave rurale dhe për të plotësuar atë pjesë që i ka munguar zhvillimit ekonomiko-social: një Shqipëri më e zhvilluar e më e sigurt, me një raport të drejtë me natyrën dhe mjedisin.

PAA do të ofrojë ekspertizën e saj për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, ristrukturimin e institucioneve përgjegjëse, përdorimin e teknologjive bashkëkohore, aplikimin e rezultateve shkencore në praktikë, bashkëpunimin dhe kooperimin e fermerëve, shtrirjen e shërbimit të këshillimit, aplikimin e praktikave më të mira, si dhe mbështetjen e sektorit me investime publike dhe private.

‘Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet që shqetësojnë sot shqiptarët, duke synuar: zhvillim të qëndrueshëm, mundësi të barabarta dhe një mjedis të denjë fizik e social.’

Agron Duka

It’s Time for Solutions

WHO WE ARE

PAA’s Vision:

Safe and deep roots for a sustainable development in Albania.

Our mission is to represent and lobby for the people of rural areas. We believe they are the road to many solutions for Albania.

The Agrarian and Environmentalist Party of Albania is run, from 31 March 2016, by Mr. Agron Duka, a former Minister of Agriculture. He is a current Member of the Parliament.

Mr. Duka believes that the time has come for real solution, in development issues. Rural areas deserve a fairer representation and much more attention. He and his team believe that sustainable solutions for issues and industries such as agriculture, fishing, livestock farms, environment and agroturism, will allow these activities to take their due place among the main factors of the country’s economic development.

The Agrarian and Environmentalist Party supports any foreign policies, regional or global, that aim to increase the role of Albania in strengthening peace and security, as well as political and economic stability.

Today’s challenges require a fresh look at development concepts. PAA is able to do this because of Mr. Duka’s and his team’s skills and experience. Also, because of the long tradition of this Party.

PAA was established on 24 January 1991. It was first run by Mr. Meno Gjoleka. The First National Conference of the Albanian Agrarian and Environmentalist Party positioned it in the center of the Albanian political spectrum.

Later, for many years, PAA was run by Prof. Lefter Xhuveli.

On 21 June 2003, responding to the urgency of environmental issues, the Agrarian and Environmentalist Party of Albania incorporated them among the main parts of its program. In this context, the IV National Congress changed the Party’s name to Environmentalist Agrarian Party (PAA).

PAA has had members in 10 central governments, contributing to the country’s democratic development, the advancement of the free market economy and the integration of Albania within relevant international organizations, particularly NATO and the EU.

The Agrarian and Environmentalist Party has been active in campaigning during all election cycles for the Parliament and local government, achieving representation by deputies in four legislatures of the Parliament, as well as advisers and heads of municipal councils.

PAA has contributed to the development of the country by offering its intellectual capacity and professionalism, primarily in the field of agriculture and the environment. It is continuously represented at the central and local government by ministers, deputy ministers and members of other government structures.

Under the leadership of Mr. Agron Duka, PAA intends to continue the mission of representing the interests of the people of rural areas, towards the goal of a sustainable socio-economic development.

PAA will provide its expertise for aligning the legislation with the EU acquis, the restructuring of institutions, the use of modern technologies, the application of scientific results in practice, collaboration and cooperation among farmers, extension of advicing services, and support of the sector via public and private investments.

“We are determined to work together for solutions to the problems that plagu Albanians today. We will work for sustainable development, equal opportunities and a decent environment, physical and social.”

Agron Duka