Kryetari i PAA, z. Agron Duka i shoqëruar edhe përfaqësuesit e Kryesisë zhvilloi takime me banorët e Selenicës dhe Novoselës në Vlorë. Gjatë këtyre takimeve të pranishmit diksutuan me drejtuesit e PAA-së rreth problematikave që ata hasin në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe mjedisit. Ata ngritën shqetësimin e mungesës së tregut dhe rimbursimit të karburantit.

Nga ana e tij zoti Duka u shpreh se PAA është një forcë politike që kërkon mbështetje nga të gjithë fermerët në mënyrë që ajo të ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të përfaqësojë me zë të fortë në parlament të gjithë fermerët për problemet që ata hasin në aktivitetin e tyre të përditshëm. “Ne nuk jemi nga ana burra dhe gra që pas zgjedhjeve mbyllim telefonin , por jemi të përgatitur që tani për të qënë të disponueshëm për të gjithë dhe për tju ndihmuar me aq mundësi sa do të kemi për zgjidhjen e problemeve tuaja.” tha ndër të tjera zoti Duka.

Të bashkohemi realisht për interesat tuaja. Dhe realisht ne duam që të përfaqësojmë në parlament pikërisht ato halle dhe problem që keni. Por nuk shkojmë atje dhe flasim thjeshtë me një deputet. Sepse sot jemi vetëm një deputet. Ne tashme jemi shtuar. Tek ne, tek kjo parti ka njerëz që kanë bekgraund dhe si të thuash, kanë një profil politik të lartë. Këta nuk mund të bëjnë asgjë vetëm. Nëse ne na shtohen disa vota dhe arrijmë që në parlament të kapim një numër të konsiderueshëm pra të arrijmë një grup parlamentar, mos të jemi më pak se pesë deputetë, atëherë zëri juaj do të shumëfishohet. Natyra ime, natyra e miqve të mi dhe si pasojë edhe atyre që janë me ne është kjo që jemi njerëz që nuk dimë të mashtrojmë, jemi njerëz të fjalës së mbajtur. Jemi njerëz që, nesër pavarësisht se mund të mbarojë fushata dhe prej Vlorës dalim me një deputet, nuk e mbyllim telefonin, por jemi gati të komunikojmë me çdo njërin nga ju për të zgjidhur të gjitha problemet që ne e kemi të mundur për ti zgjidhur.