BUJQËSIA ËSHTË SHPËTIMI I VENDIT

100

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi sot një tryezë të rrumbullakët me profesionistë të bujqësisë, fermerë, bisnesmen, punonjës të shkencës dhe përfaqësues të grupeve të interesit me temën: Subvencionet në bujqësi, problematikat dhe alternativat.

Diskutimet shumë planëshe rreth subvencioneve në bujqësi, agroindustri e peshkim, evidentuan difektet e politikave të ndjekura deri tani dhe, ajo që është më kryesorja, u propozuan alternativa konkrete, në dobi të fermerëve dhe të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale.

Për përmirësimin e skemave të mbështetjes, të cilat duhet të synojnë përfshirjen e një numri gjithnjë e më të madh fermerësh, Partia Agrare Ambientaliste sugjeron që ato të bazohen mbi pagesa direkte dhe plotësuese.

Pagesat direkte ndaj fermerëve duhet të llogariten mbi:

1. Sipërfaqen e tokës së mbjellë me kulturua të ndryshme;
2. Prodhimin e realizuar;
3. Prodhimin e shitur;
4. Numrin e krerëve të bagtisë etj.;
5. Sasinë e mishit të therur në thertore etj.

Kjo qasje është jo vetëm më e lehtë pët t’u aplikuar, por është gjithashtu më e kontrollueshme dhe nuk lë hapsirë për abuzime.

Subvencionet direkte implementohen me sukses në vende të tjera, si për shembull Maqedonia, dhe, me vullnetin e duhur politik, mund të zbatohen edhe në vendin tonë.

Sigurisht qasja e politikës ndaj bujqësisë duhet të ndryshojë në mënyrë drastike. Ky sektor jetik i ekonomisë tonë nuk mund të ndryshojë në bazë të një ministri apo të një tjetri, por nga një vullent i qartë politik i gjithë mazhorancës.

Vetëm duke identifikuar bujqësinë si shpëtimin e vendit, dhe ndërmarrë masa konkrete, mund t’i japim zgjidhje jo vetëm problemeve të sektorit, por të forcojmë dhe konsolidojmë të gjithë ekonominë.