Agron Duka në Durrës: PAA parti e hapur për të rinjtë. Mjedisi është i të gjithëve

1655

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi në Durrës një takim me strukturat e reja me synimin riorganizimin e tyre. Gjatë fjalës së tij kryetari i PAA zoti Agron Duka u shpreh se forca jonë politike gëzon një mbështetje të gjërë në këtë qark ndaj edhe synimi ynë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është dy deputetë, duke shtuar se PAA është një forcë politike e hapur për të gjithë. Po ashtu në fjalën e tij kryetari Duka tha se kauza jonë është mjedisi, një problem që nuk është vetëm i zonave rurale, por që me sa duket, sipas tij, është problem akoma më i madh i zonave urbane. Zoti Duka tha se pranë PAA janë afruar figura të shquara, me eksperiencë të lakmueshme në fushën e mjedisit dhe agrokulturës, të cilët janë duke punuar për programin politik të PAA, dhe që besojmë se do të jetë programi më i realizueshëm, duke qenë se ky është edhe fokusi i partisë tonë. Në fjalën e tij para të pranishmëve zoti Duka theksoi se rinia dhe gruaja janë shumë të rëndësishëm për Partinë Agrare Ambientaliste.

“Mjedisi nuk është problem vetëm i zonave rurale por është një problem akoma më i madh i zonave urbane, ndaj edhe kjo parti është e hapur për të gjithë. Ne jemi duke parë impenjimin e dhe afrimin e njerëzve pranë partisë tonë në këtë qark dhe për këtë dashamirësi dhe mbështetje që po gjejmë ne duhet të luftojmë që në këtë qark të nxjerrim dy deputetë. Rreth Partisë Agrare janë afruar shumë figura të cilët janë specialistë të bujqësisë dhe me të cilët ne kemi krijuar disa departamente që do të udhëheqin punën në drejtime të caktuara. Këta janë njerëz me begraund shumë pozitiv dhe që do të bëjnë një program profesional që unë mendoj se do të jetë më i realizueshëmi dhe më reali nga të gjithë partitë e tjera të cilat nuk kanë në fokus problematikat që kemi ne, por që kanë të tjera fokuese, pavarësisht se mundohen për bujqësinë para zgjedhjeve. Ne këtë e kemi qëllim gjatë gjithë kohës” u shpreh kryetari Agron Duka.

Në fund të takimit u lanë edhe detyrat për të gjitha grupet e punës, të cilët u njohën me skemën e re të organizimin dhe formularët e anëtarësimit në këtë forcë politike. Po ashtu të pranishmit në këtë takim u njohën edhe me platformat online të PAA në të cilat mund të bëhen pjesë aktive.