Statuti aktual i PAA

Partia Agrare Ambientaliste është një forcë politike e krijuar në 24 Janar të 1991 nga nje grup nismëtarësh, i përbërë nga intelektualë të cilët e rregjistruan atë me emrin Partia Agrare e Shqipërisë (PASH). Partia Agrare Ambientaliste për synim të saj kryesor, ka zbatimin rigoroz të ligjeve në fuqi, garantimin e çdo të drejte themelore dhe zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë dhe demokracisë në vend.

STATUT

I           DISPOZITAT THEMELORE

Me këtë Statut përcaktohen në mënyrë përfundimtare:

  1. Emri dhe akronimi i partisë,
  2. Selina qëndrore e partisë,
  3. Simbolet e partisë,
  4. Objektivat e veprimit të saj politik,
  5. Transparenca në funksionim dhe mënyrën e të vepruarit,
  6. Kushtet dhe mënyra e anëtarësimit, ndërprerja e anëtarësimit si dhe të drejtat,

detyrimet dhe përgjegjësitë e anëtarëve,

  1. Përfaqësimi dhe prezantimi i partisë,
  2. Organet e Partisë dhe dispozitat e funksionimit të tyre,
  3. Përfitmi dhe menaxhimi me mjetet e partisë,
  4. Ndërprerja e veprimit politik si dhe disponimi me pasurinë në rast të shkrirjes së

partisë

NENI 1

  1. Emërtimi i partisë është “PARTIA AGRARE  AMBIENTALISTE  E SHQIPERISE”.
  2. Akronimi i partisë është PAA.

NENI 2

Selia qëndrore e PAA-së është në Tiranë

NENI 3

  1. PAA-ja ka: vulën në formë drejtkëndore, flamurin dhe himnin e saj.
  2. Vula në formë drejtkëndore përmban një kornizë të dyvijëzuar, vija e jashtme më

trashë se ajo e brendshme dhe në qendër ndodhet emblema e PAA-së.

  1. Koka e letrës përbëhet nga tre element, emblema e PAA-së e cila vendoset në krye të faqes në mes të saj, poshtë saj në të djathtë, vendoset data ndërsa në të majtë numri i

protokollit. Në pjesën fundore të letrës ndodhen të publikuara të gjitha adresat dhe

kontaktet zyrtare të selisë qëndore të PAA-së.

  1. Emblema e PAA-së përbëhet nga tre element: lulja e Tulipanit në të djathtë të saj

akronimi i emrit të partisë dhe poshtë saj “Partia Agrare Ambientaliste”.

  1. Flamuri i PAA-së ka formën e katërkëndëshit me dimensione 1×2 m. Dy janë ngjyrat

bazë të flamurit, ajo e bardhë dhe e gjelbër. Në mesin e tij gjendet emblema.

  1. Himni i PAA-së propozohet nga Kryesia e Partisë dhe miratohet në Konventë.

II          QËLLIMET E VEPRIMIT POLITIK, TRANSPARENCA NË FUNKSIONIM DHE MËNYRËN E TË VEPRUARIT

NENI 4

Partia Agrare Ambientaliste është parti politike e cila nëpërmjet formave demokratike dhe paqësore të veprimit synon sigurimin, mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës shoqërorë, politike dhe ekonomike.

NENI 5

  1. PAA-ja synon krijimin dhe përparimin e mekanizmave të mirëfillta për një funksionim të drejtë, transparent dhe jo diskriminues të shtetit të së drejtës.
  2. PAA-ja synon barazi të plotë etnike, kulturore dhe besimi si pjesë e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit.
  3. PAA-ja angazhohet për aplikimin e mirëfilltë të parimeve të demokracisë.
  4. PAA-ja angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, nëpërmjet politikave ekonomike dhe nxitjes së investimeve të drejtpërdrejta vendase dhe të huaja, në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit në përgjithësi dhe atyre në bujqësi, blegtori, peshkim e agroturizën në veçanti.
  5. PAA-ja angazhohet për politika të drejta dhe transparente sociale, politika të drejta arsimore dhe angazhohet kundër të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, moshore, gjuhësore, ekonomike, sociale, etj.
  6. PAA-ja angazhohet për zbatimin dhe respektimin e barazisë gjinorë.
  7. PAA-ja angazhohet për zgjedhje transparente, të drejta e të lira konform standardeve më të larta demokratike.
  8. PAA-ja angazhohet për ndërtim e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe përshpejtim të procesit të integrimit të vendit në strukturat dhe organizatat ndërkombëtare partnere.

NENI 6

Objektivat dhe format e veprimit të PAA-së në të gjitha sferat e jetës shoqërore, janë të përcaktuara ne Platformën dhe Programin e PAA-së.

 

III        ANËTARËSIMI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE

NENI 7

  1. Anëtarësimi në PAA ështe individual dhe mbi baza vullnetare.
  2. Anëtarësimi shprehet lirisht nga burra e gra të çdo feje te rinj dhe te reja, dokumentohet permes dokumentit të anëtarësisë e formularit të aplikimit.
  3. Të gjithë anëtarët pranojnë statutin e PAA-së dhe rregulloreve, pagimin e kuotizacionit dhe angazhohen për pjesëmarrje aktive në jetën politike të partisë.
  4. Anëtarët kanë të drejtë të zgjedhin e të zgjidhen në strukturat e PAA-së si dhe të marrin pjesë duke shfaqur lirisht opinionin e tyre, mbi çeshtjet që i përkasin partisë në çdo nivel.
  5. Asambleja Kombëtare përcakton mënyrën e aplikimit dhe kriteret e anëtarësimit.

IV  ORGANET E PARTISË POLITIKE DHE DISPOZITAT E FUNKSIONIMIT TË TYRE

NENI 8

Organet e PAA-së klasifikohen në këto nivele:

  1. Konventa e Partisë
  2. Kryetari i Partisë
  3. Asambleja e Kombëtare
  4. Kryesia e Partise

Organet Vendore të Partisë janë:

  • Koordinatori i qarkut i cili emërohet nga Kryetari i Partisë.
  •  
  • Drejtuesi Vendor i Bashkise
  • Asambleja Vendore e Bashkisë
  • Njësia administrative
  • Drejtuesi Vendor i Njesise Administrative
  • Asambleja Vendore e Njesise Administrative
  • Grupi i Qendres së Votimit
  • Kryetari QV-së
  • Sekretari
  • Anëtarë
  • Simpatizantë

 

 

 

V. KONVENTA

NENI 9

  1. Konventa është organi më i lartë i partisë, ajo përbëhet nga anëtarë të zgjedhur dhe anëtarë kooptuar. .
  2. Anëtare të kooptuar janë: Anëtarët e Asamblesë, Drejtuesit Vendor të Bashkive, Drejtuesit Vendor të Njesive Administrative, Deputete, Ministra, të zgjedhur te organeve te qeverisjes vendore;
  3. Anëtare te zgjedhur jane: te gjithe anëtaret e Asambleve të lidhjeve te PAA-së të bashkive dhe njësive administrative si dhe përfaqësuesit e grupeve te qëndrave te votimit.
  4. Mënyra e përcaktimit të delegatëve të këtyre forumeve ne Konventë përcaktohet nga Kryesia.

NENI 10

  1. Konventa e Partisë i zhvillon punimet në sesione të zakonshme ose të jashtëzakonshme.
  2. Konventa e zakonshme mblidhet të paktën çdo katër vjet dhe thirret nga Kryesia me autorizim të Kryetarit të Partisë, në afat jo më vonë se dy muaj para ditës së mbajtjes.

NENI 11

  1. Konventa e jashtëzakonshme thirret me kërkesë të veçantë të Kryetarit të Partisë; me kërkesë të 2/3 të asamblesë, ose me kërkesë të veçantë të 2/3 të anëtarëve të Konventes së Partisë.
  2. Me mbledhjen e Konventës deri në momentin e zgjedhjes së Kryesisë, punën e udhëheq Sekretari i Përgjitshëm

NENI 12

Konventa e Partisë ka kompetencat në vijim:

  1. Miraton statutin dhe ndryshimet statutore
  2. Miraton programin e partisë,
  3. Miraton komisionin e verifikimit të mandateve
  4. Miraton raportin e organeve të partisë
  5. Zgjedh Kryetarin e Partisë,
  6. Me shumicë të cilësuar 2/3 bën shkarkimin e Kryetarit të Partisë,
  7. Ratifikon listën e anëtareve te Asamlesë Kombëtare
  8. Merr vendime mbi çështje të tjera qe nuk janë parashikuar në statut.

 

 

 

 

 

NENI 13

Konventa e Partisë, të gjitha vendimet i sjell me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur me këtë Statut është përcaktuar që vendimet të merren me shumicë 2/3.

NENI 14

Të drejtat dhe detyrimet e Konventës, ne rrethana të posaçme, i kryen Kryetari i Partisë dhe Asambleja Kombetare, Në mbledhjen e parë të ardhëshme ata do të informojnë Konventen për aktivitetet e ndërmarra.

VI. ASAMBLEJA  KOMBETARE

NENI 15

Asambleja Kombetare e Partisë përbëhet jo më pak se njëqind e njëzet e një ( 121) anëtarë me mandat katër vjecar, të ciët mblidhen të paktën një herë në vit. Mandati i Asamblesë së Partisë mundet të ndërpritet në mënyrë të parakohshme me propozim të Kryetarit te Partisë ose me iniciativë të 2/3 të anëtarëve të Asamblesë.

NENI 16

Kryetari i Asamblesë së Partisë është automatikisht anëtar me të drejta të plota në Kryesinë e Partisë.

 

NENI 17

Mbledhjet e Asamblesë së Partisë drejtohen nga Kryetari i Asamblesë. Në rast mugese të Kryetarit të Asamblesë, mbledhja drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm.

 

NENI 18

Mbledhjet e Asamblesë së Partisë, thirren në bazë të nevojës nga ana e Kryetarit të Partisë, ose nga të paktën gjysma e anëtarëve të kryesisë.

NENI 19

Kryetari i Asamblesë ka obligim, që në afat jo më vonë se shtatë ditë para mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë, të gjithë anëtarët e tij, të pajisen me rendin e ditës dhe materialet e punës.

NENI 20

Asambleja e Partisë ka kompetencat në vijim:

  1. Me propozim të Kryetarit të Partisë, miraton strukturën dhe përbërjen e Kryesisë
  2. Miraton listën e propozuar nga Kryesia për kandidatët e PAA-së pë zgjedhjet qëndore e vendore.
  3. Miraton veprimtarinë financiare të partisë,
  4. Vendos mbi propozimet e Kryesisë, lidhur me koalicionet me parti të tjera politike brenda apo jashte vendit.
  5. Harton rregullore që normojnë jetën organizative të partisë.
  6. Themelon komisione dhe grupe të tjera pune,

VII. KRYESIA E PARTISE

NENI 21

Kryesia e Partisë është organi më i lartë ekzekutiv i Partisë dhe përbëhet nga jo më shumë se 1/3 e anëtarëve të Asamblesë. Ajo mblidhet në mënyrë periodike sipas nevojave.

NENI 22

Në përbërjen e Kryesisë me të drejtë të plotë vote bëjnë pjesë, automatikisht Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i Lidhjes Rinore Ambientaliste dhe Kryetarja e Lidhjes së Gruas Ambientaliste.

NENI 23

Kryetari i Partisë, përcakton strukturën dhe përberjen e Kryesisë

Neni 24

Mbledhjet e Kryesisë i thërret Kryetari i Partisë i cili njëherësh edhe i kryeson ato. Në rast të pamundësisë së Kryetarit, mbledhjen e Kryesisë mund e kryeson Sekretari i Pergjithshëm.

NENI 25

Sekretari i Përgjithshëm i njofton paraprakisht anëtarëve të Kryesisë, rendin e ditës dhe materialet e punës.

NENI 26

Vendimet e Kryesisë  miratohen me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve të veçanta të përcaktuar me dispozitat statutare.

NENI 27

Kryesia, me propozim te Kryetarit te Partisë sipas nevojës, formon komisione apo grupe të posaçme pune.

NENI 28

 

Kryesia  ka kompetencat në vijim:

  1. Ndjek zbatimin e vendimeve të marra nga Asambleja dhe Konventa;
  2. Organizon punën e përditshme të Partisë;
  3. Propozon ndryshime në statut dhe në programin e Partisë;
  4. Mban përgjegjësi për respektim të dispozitave të kodit etik të partisë;
  5. Merr masa disiplinore ndaj drejtuesve të zgjedhur. të cilët nuk respektojnë vendimet kolegjiale politike, duke rënë ndesh me qendrimin politik të Partisë.
  6. Vendos për çështje tjera në përputhje me këtë Statut.

VIII. KRYETARI

NENI 29

Kryetari i Partisë është përfaqësuesi i Partisë, ai përfaqëson Partinë në raport me të gjitha palët e treta.

NENI 30

Mandati i Kryetarit të Partisë zgjat katër vjet me të drejtë rizgjedhjeje.

NENI 31

Kryetari i ka këto kompetenca:

  1. Në rast të vërtetimit të shkeljeve statutare dhe programore nga ana e strukturave të partisë, Kryetari i rekomandon Kryesisë të bëjë shpërndarjen e tyre dhe emërimin e përkohshëm të tyre.
  2. Kryetari i Partisë ka të drejtë që vendimet e organeve dhe trupave partiake që janë në kundërshtim me dispozitat statutare, programore dhe mënyrën demokratike të veprimit, ti nxjerr për diskutim para Asamblese Kombetare. Vendimi i Asamblese në këtë rast është përfundimtar.
  3. Kryetari i Partisë paraqet raport politik perrpara Konventes Kombëtare të Partisë për periudhën midis dy Konventave Kombetare.
  4. Emëron krye-financierin e Partisë.

IX. SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

NENI 32

Sekretari i Përgjithshëm menaxhon dhe koordinon çdo aktivitet të Partisë sipas përcaktimeve statutore dhe aktet e tjera normative të Partisë.

X. STRUKTURA VENDORE E PARTISE

NENI 33

Njësia bazë e Partisë është grupi i anëtarëve dhe simpatizantëve (GAS). Cdo grup i përkon një qëndre respespektive të votimit.

GAS zgjedh Kryetarin dhe Sekretarin e tij.

Kryetari i GAS eshte anëtar i Asamblesë Vendore te njësisë administrative.

NENI 34

Anëtarësia e Asamblesë së Njësisë Administrative përbehet nga Kryetarët e grupeve të qëndrave të votimit, Kryetari i Lidhjes Rinore Ambientaliste dhe Kryetarja e Lidhjes së Gruas Ambientaliste dhe  këshilltar të zgjedhur vendor te njësisë vendore respektive.

Asambleja e Njesisë Administrative, zgjedh Kryetarin dhe Sekretarin.

Neni 35

Asambleja  e Njësisë Administrative së nëndegës ka të drejtat në vijim:

  1. Propozon anëtarë të Asamblesë së Bashkise;
  2. Asamblesë së Bashkisë i propozon kandidatë të mundshëm për deputet, kryetar bashkie dhe këshilltarë të qeverisjes vendore.

 

NENI 36

Asambleja e Njësisë Administrative dhe Kryetari e Njësisë Administrative, zgjidhet nga anëtarsia e PAA -së së njësisë administrative.

XI. BASHKIA

NENI 37

Asambleja e Bashkisë përbëhet nga Drejtuesit Vendor të Njësive Administrative, Drejtuesi i Lidhjes Rinore Ambientaliste dhe Drejtuesja e Lidhjes së Grave Ambientaliste.

Në përbërje të asamblesë së Bashkisë, jane deputetë e qarkut, te zgjedhur vendorë.

Asambleja zgjedh Kryetarin dhe Sekretarin.

Neni 38

Mbledhjet e Asamblesë së Bashkisë, thirren nga ana e Kryetarit të PAA-së të Bashkisë jo me pak se një herë në vit. Anëtarët e Asamblesë pajisen me rendin e ditës dhe materialet e punës, jo më vonë se pesë ditë pune, para datës së mbajtjes së takimit.

NENI 39

Asambleja e Bashkisë ka këto kompetenca:

  1. Aprovon raportin e Kryesisë dhe Kryetarit të PAA-së të Bashkisë,
  2. Aprovon listën e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë të qeverisjes lokale, kandidateve per kryetar bashkie dhe kandidatëve per deputet.
  3. Kryen të gjitha kompetencat e tjera të parashikuara në këtë Statut.
  4. Emëron Kryetarin e PAA-së të Bashkisë, i cili menaxhon punët ditore të struktures konform rregullores përkatëse.

 

 

 

 

NENI 40

Qarku si ndarja me e madhe administrative, drejtohet nga koordinatori i qarkut i cili është personi i emeruar drejtpërdrejt nga Kryetari dhe kyen koordinimin e strukturave  të zgjedhura politike të PAA-së të bashkive të të njëjtit qark.

XII. FINANCAT

NENI 41

Burimet financiare të partisë, me qëllim realizimin e synimeve politike e sociale, përbehen nga kuotizacionet e anëtarësisë, të ardhurat nga buxheti i shtetit dhe financimet të tjera private. Sipas ligjit per partitë politike të gjitha financimet regjistohen në një regjistër të posaçëm i cili administrohet nga krye-financieri i partise.

NENI 42

Kryetari i Partisë është realizues dhe urdhërues për realizim të planit financiar, në saje të të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj dhe statut, ndërsa atë e zëvendëson nënkryetari i autorizuar, në rastet kur lind nevoja për një gjë të tillë. Partia mban evidencë financiare dhe kontabiliteti, lidhur me punën materiale-financiare e cila mbahet konform dispozitave të ligjit, për kontabilitet për organizatat jofitimprurëse.

 

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 43

Për zbatimin e këtij statuti, bazuar në frymën e tij, Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e PAA-së, nxjerrin akte rregulluese si: rregullore, udhëzime, vendime etj. Këto akte janë të detyrueshme për t`u zbatuar me kusht, që të mos jenë në kundërshtim me statutin.

Neni 44

Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit nga Konventa.