Objektivat kryesore të PAA

  • VIZIONI I PAA – Një Shqipëri me të ardhme të sigurtë për një zhvillim të qëndrueshëm rural dhe urban.

 

  • MISIONI I PAA – përfaqësimi i interesave të banorëve të zonave rurale, të cilët janë rruga drejt shumë zgjidhjeve për Shqipërinë.

 

Partia Agrare Ambientaliste mbështet dhe respekton rigorozisht prioritetet e BE dhe politikat e jashtme rajonale dhe globale, që synojnë të rrisin rolin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit politik dhe ekonomik.

PAA synon të vazhdojë misionin për të përfaqësuar interesat e banorëve të zonave rurale dhe për të plotësuar atë pjesë që i ka munguar zhvillimit ekonomiko-social: një Shqipëri më e zhvilluar e më e sigurt, me një raport të drejtë me natyrën dhe mjedisin.

MESAZHET KRYESORE TË PAA PËR ELEKTORATIN janë:

  1. Jemi të besueshëm.
  2. Jemi të specializuar.
  3. Jemi funksionalistë/pragmatisë
  4. JEMI TË BESUESHËM: Ne mbështetemi në përvojën, aftësitë dhe bilancin pozitiv të arritjeve tona, në provat publike dhe në reputacionin e krijuar. Gjithashtu, kryetari Agron Duka është modeli i një politikani që i qëndron fjalës së dhënë dhe i një sipërmarrësi të suksesshëm. Drejtuesit dhe kandidatët e PAA janë individë me histori të sukseshme dhe me shumë përvojë në fushat që mbulojnë. Secili prej tyre është duke i komunikuar këto histori për të krijuar lidhje të fortë me njerëzit.
  5. JEMI TË SPECIALIZUAR: PAA është një parti e specializur në çështjet konkrete të mjedisit, zhvillimit të zonave rurale dhe sigurisë së ushqimit. Ndërsa të tjerët mund të premtojnë, për ne këto janë priorite dhe kemi aftësitë të ofrojmë zgjidhje, sepse PAA angazhohet 24 orë në 24 për këto çështje që prekin popullsinë. Ky specializim konkret mundëson krijimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimi por edhe mbështjejeje nga ekspertët, profesorët dhe grupet e interesit.
  6. JEMI PËRTEJ POLITIKËS: PAA cilësohet si një parti funksionaliste, pragmatiste, e hapur dhe përtej çdo ideologjie të ngurtë politike. Synimi ynë kryesor është dhe mbetet zhvillimi i vendit në sektorët që ne mbështesim: zhvillimi i territorit, mjedisi dhe siguria ushqimore. Prandaj PAA është e hapur ndaj çdo mundësie bashkëpunimi me forcat politike, në shërbim të interesave të banorëve të zonave rurale dhe të zhvillimit të Shqipërisë.

III- OBJEKTIVAT KRYESORË TË PAA JANË:

PAA është do të përqendrohet në pesë objektiva kryesore:

  1. Eleminim i varfërisë rurale dhe rritje e mirëqenies së fermerëve
  2. Zhvillim rural i qëndrueshëm
  3. Urbanizim hapësirës rurale
  4. Garantim i sigurisë ushqimore nëpërmjet prodhimeve bujqësore cilësore
  5. Mbrojtje e mjedisit dhe biodiversitetit
  6. Zhvillim i agroturizmit