044533400
info@paa.com.al

Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.

Fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe vrastare.
Shumë masa parandaluese kërkojnë harmonizim, përkushtim dhe bashkëpunim në nivel global.
Por përmasat katastrofike mund të reduktohen.
PAA apelon se qeveria shqiptare duhet të intesifikojë investimet publike në zonat më të rrezikuara.
PAA u bën thirrje fermerëve dhe blegtorëve në këto zona të evidentojnë risqet dhe të bashkëpunojnë me qeverisjen vendore dhe kombëtare që përpara fatkeqësive të tilla të verifikojnë funksionimin e sistemit shkarkues dhe të hidrovorëve.
Në momente të tilla, kur vendet e zhvilluara po përballen me tragjedi të fatkeqësive natyrore, duhet të ndërgjegjësohemi edhe për risqet e larta në vendin tonë, kjo me qëllimin që të jenë efektivë gjithë zinxhiri i strukturave për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, duke bërë në kohë investimet shtesë, por edhe duke përmirësuar sistemin e koordinimit në nivel lokal, kombëtar dhe europian.

Partia Agrare Ambientaliste: Kryetari Duka – Situata kërcënuese nga përmbytjet e paralajmëruara rrezikon jetën dhe pronën e banorëvePartia Agrare Ambientaliste: Kryetari Duka – Situata kërcënuese nga përmbytjet e paralajmëruara rrezikon jetën dhe pronën e banorëve

Strukturat e emergjencës civile dhe mjetet e zgjerimit të shkarkimit të ujërave duhet të jenë funksionale. Çdo dëm duhet evidentuar dhe kompensuar. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka