044533400
info@paa.com.al

Duka: Garantimi i Sigurisë Ushqimore – prioritet i PAA!

Çdo vit, Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore festohet për të rritur ndërgjegjësimin për të garantuar sigurinë ushimore dhe dieta ushqyese për të gjithë.
Sot, në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore bëj apel për rritjen e informimit të konsumatorit dhe ndërgjegjësimit të të gjithëve në lidhje me rreziqet që vijnë nga produktet ushqimore te pakontrolluara dhe te kontaminuara për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e mundshëm të tyre.
Në këtë mënyrë kontribojmë direkt në shëndetin e njerëzve nëpërmjet garantimit të sigurisë ushqimore.