044533400
info@paa.com.al

Duka: Urimi im për shkencëtarët e bujqësisë dhe mbështetja për strategjitë dhe politikat mbështetëse të bujqësisë në parlament!

Z. Agron Duka, Kryetar i PAA ju shpreh urime të përzemërta personaliteteve akademike të bujqësisë, njëkohësisht edhe ish-ministra të bujqësisë, Prof. Dr. Lufter Xhuveli dhe Prof. Dr. Haxhi Aliko, për kontributet e tyre të spikatura të vlerësuara me titullin më të lartë akademik “Professor Emeritus”.
Z. Duka ka një falenderim të veçantë mirënjohës për bashkëpunimin shkencor të PAA me qarqet akademike të UBT, bashkëpunim që është mbështetur përherë nga rektorët e UBT dhe nga Rektori aktual Prof. Dr. Fatbardh Sallaku!
Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë ta mbështesë qeverisjen e saj tek shkenca.
Shqipëria ka nevojë për strategji kombëtare për ekonominë e gjelbër të hartuar nga bashkëpunimi me shkencëtarët e bujqësisë dhe grupet e interesit.
PAA do të jetë një mbështetëse e fortë publike edhe në parlament për mbështetjen e strategjive dhe politikave mbështetëse të çdo sektori të bujqësisë, ambientit dhe çdo hallke të sigurisë ushqimore.