044533400
info@paa.com.al

Duka: Një urim të veçantë për të gjithë punëtorët e vendit tim.

Shumë prej tyre punojnë në bujqësi, ku puna është e rëndë dhe e mundimshme.
Fermerët bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme edhe pse fitimet e tyre janë të riskuara nga fatkeqësitë natyrore.
Krenar që bashkë me mbështetësit e përkushtuar të PAA, arritëm ta kthejmë PAA në parlamentin e vendit tonë.
Le ta përdorim këtë mundësi për njerëzit punëtorë të vendit tonë.
Ky është mision fisnik që anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet ta përmbushin çdo ditë.
Gëzuar festën e 1 Majit!
Mirënjohje!
Agron Duka
Kryetar i PAA