044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA z. Agron Duka: Ndalni hipokrizinë dhe pa-shpirtësinë tuaj ndaj të dëmtuarve nga tërmeti

Nuk kam dashur të bëj politikë me fatkeqët e tërmetit, por gjatë ditëve të fundit janë vënë re shpërndarje të konsiderueshme të parave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 jo vetëm në Shijak e Sukth.
“Aleanca për Ndryshim”, e konsideron këtë keq-përdorim elektoral, jo vetëm si të vonuar për rindërtimin dhe asistencën sociale për këto familje, por edhe një ironi therëse me fatin e keq të tyre, dhe një abuzim korruptiv të parave të taksapaguesve të varfër shqiptarë.
Këto para që u takojnë qytetarëve shqiptarë kanë kohë në arkat e shtetit.
Qeverisja e ardhshme e drejtuar nga z. Basha, bashkë me aleatët, do t’i japë fund kësaj talljeje dhe keq-përdorimi që u bëhet qytetarëve shqiptarë, të cilëve u kërkohet vota në këmbim të parave që atyre ju takojnë si pasojë e dëmeve të shtëpive të tyre.
Qeveria e AD u angazhua edhe gjatë takimit me 100 ekspertët që kanë hartuar programin, ku u diskutuan hapat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, se të dëmtuarve të tërmetit do t’i rivlerësohen dëmet e shkaktuara dhe do t’u jepen paratë që u takojnë që të përshpejtohet rindërtimi dhe të dëmtuarit të gëzojnë sa më parë shtëpitë dhe pasuritë e tyre.
Qytetarët meritojnë një shërbim dinjitoz dhe të shpejtë e jo një tallje që po u bëhet në këto ditë para zgjedhjeve, ku përdoren paratë që u takojnë, paratë që janë prej kohësh në arkën e shtetit.
Kjo është përpjekja e fundit e dëshpëruar e kësaj qeverie të Rilindjes, e cila nuk e ka fshehur kurrë keq-përdorimin dhe hipokrizinë me çdo shqiptarë.
Më 25 Prill shqiptarët do të fitojnë atë që u takon.
Më 25 Prill Shqipëria Fiton!

Kryetari i PAA z. Agron Duka: “Paratë e emigrantëve ushqejnë Shqipërinë. Votat e emigrantëve trembin Oligarkinë, qeverisëse”Kryetari i PAA z. Agron Duka: “Paratë e emigrantëve ushqejnë Shqipërinë. Votat e emigrantëve trembin Oligarkinë, qeverisëse”

Frika e qeveritarëve është armiku i më i madh demokracisë. Skandalet qeverisë për të ruajtur pushtetin – janë moralisht të turpshme deri skllavëruese. Rilindasit me këtë vendim po vrasin demokracinë,

Kryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminalKryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminal

Kryetari i PAA z. Agron Duka – Dënojmë çdo dhunë politike, çdo keqpërdorim të aktivistëve me “CV KRIMINALE ” apo mentalitet kriminal, sepse e bënë të pavlefshme çdo “fitoren partiake”.