044533400
info@paa.com.al

Takim i zv/Kryetarit të PAA / koordinatori i PAA për qarkun e Shkodrës, z. Mark Molla bashkë me kandidatin e koalicionit, z. Ludovik Hasani në Pukë dhe Fushë-Arrëz

Sëbashku do ja dalim! Vazhdojnë fuqishëm takimet e PAA kudo në veri të Shqipërisë!
Në Pukë, zv/Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë dhe njëkohësisht koordinatori i kësaj partie për qarkun e Shkodrës, z. Mark Molla bashkë me kandidatin e koalicionit, z. Ludovik Hasani patën disa takime me qytetarë, banorë të Pukës dhe Fushë-Arrësit.
Z. Molla u bëri thirrje të gjithëve, grave dhe burrave, të rinjve, profesionistëve, fermerëve, përfaqësuesve të biznesit dhe të agroturizmit që në 25 Prill të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Nr. 9 për ndryshimin e Shqipërisë.
Opozita është më e bashkuar se kurrë për një qëllim të vetëm: Largimin e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij, që për 8 vite varfëruan dhe shkatërruan Shqipërinë dhe sidomos zonën e Pukës dhe Fushë-Arrësit.
🗳✌🏻Më 25 Prill vullneti juaj shprehet me votë!