044533400
info@paa.com.al

Duka: Vizioni i Bashës dhe koalicionit për të ardhmen europiane të Shqipërisë bazohet tek të rinjtë e talentuar shqiptarë kudo që ndodhen, jashtë dhe në Shqipëri! Fitorja do vijë prej tyre

Kryetari i PAA njëherësh kandidati për deputet i renditur Nr. 2 për qarkun Durrës në koalicionin “Aleanca për Ndryshim” ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Durrësit që votojnë për herë të parë.
Duka në këtë aktivitet thekson se të kërkoni ndryshimin do të thotë që jeni të pakënaqur nga kjo qeveri.
Juve ju mungon punësimi, nuk keni të ardhura dhe si pasojë nuk keni të ardhme ashtu siç ju e meritoni.
Përballë ju keni një opozitë të bashkuar e cila angazhohet që ju të jeni lokomotiva e këtij koalicioni për Ndryshim.
Me një kryeministër si Lulzim Basha në Shqipëri më 25 Prill do të fryjë era e lirisë dhe demokracisë.
Opozita e bashkuar do ketë në vëmendje dhe punësimin e të rinjve në zonat rurale.
Durrësi voton!     Shqipëria fiton!