044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA z. Agron Duka: Bllokimi trafikut ajror – duhet eleminuar menjëherë.

Palët duhet t’a zgjidhin në dinamikë këtë krizë që vjen nga keq-menaxhimi i tejzgjatur i kompanisë – pa e ndaluar asnjë sekondë punën.
Mijëra individë të prekur nga covid luftojnë me jetën.
Ekonomia akoma lëngon nga kriza.
Turizmi vuan nga mungesa e turistëve.
Paqartësitë dhe pasiguritë e dëmtojnë akoma më shumë çdo shqiptarë.
Shqipëria përkeqëson ambientin e të bërit biznes.
Qeveria nuk është e virgjër në këtë krizë por përgjegjëse. Edhe pse ajo perpiqet “tia lërë dobiçin në derë” opozitës – kjo nuk e përjashton nga detyrimi për ri-funksionimin normal të trafikut ajror menjëherë.