044533400
info@paa.com.al

PAA reagon ndaj mashtrimit të Ramës për buxhetin e bujqësisë: Shifrat janë kokëforta – mashtrimet e Ramës nuk i ha as lopa. Mashtrimi i rilindur nuk paska asnjë kufi moral dhe ligjor.

Sot Rama si Rilindas deklaron/gënjen se qeveria e tij ka bërë të pabërën për bujqësinë.
Rama si kryeministri i dështuar në 8 vite, me VKM Nr. 897, datë 18.11.2020 ka rritur teorikisht buxhetin e bujqësisë për 2021- për mashtrime elektorale dhe e ka ulur me vendim qeverie për vitin 2022 dhe 2023 në vetëm 53 qindarka në 100 lekë të buxhetit dhe vetëm 1.8 lekë në 100 lekë të prodhimit të brendshëm bruto ose afërsisht sa ka qenë mbështetja në vitin 2005.
Populli thotë: “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra – edhe për të gjatët”. Fshati, prodhimi, grumbullimi, përpunimi dhe agroturizmi meritojnë mbështetje jo braktisje.
Fondet e rritura nga BE duhet të shkojnë për bujqësinë jo për oligarkët.
PAA do të denoncojë çdo mashtrim elektoral përpara zgjedhjeve dhe do të garantojë vullnetin e saj për politika dhe projekte pro aktive në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm rural, ambientit dhe pro sigurisë ushqimore”.