044533400
info@paa.com.al

Takim i Nënkryetarit të PAA, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës me banorë në Bastar të Mesëm

Si pjesë e koalicionit opozitar për Tiranën, kemi zhvilluar takime të shumta me qytetarët. Sot, zhvilluam takim në Bastar të Mesëm.
U njoha me shqetësimet e banorëve, me hallet dhe problemet e fermerëve, ndihmën e munguar ndaj tyre.
Kontributi dhe puna e madhe që ata bëjnë nuk merr shpërblimin e duhur.
Tek unë të gjithë qytetarët, do të shohin njeriun që merr përgjegjësi sot e gjithmon, angazhimin maksimal për tu gjendur në zgjidhjen e problemeve.
Njëherësh programi i PAA për zonat rurale, fermerët, bujqësinë, blegtorinë dhe mjedisin, është oferta më e mirë për të ndryshuar sipërmarrjen, mirëqënien, ekonominë e këtyre familjeve të përkushtuara në punë dhe sakrificë.
25 prilli – bashkimi ku nis ndryshimi i madh!