044533400
info@paa.com.al

PAA – mbështet vaksinimin sa më parë të të gjithë grupmoshave

Ky proçes ishte detyrim ligjor dhe human por jo fushatë elektorale.
Qeveria Rama dështoi me vaksinimin.
Imuniteti i tufës që do të lejonte turizmin nuk do të arrihet brenda fundit të verës.
Propaganda e Rilindasve bie përballë faktit të hidhur të numrit minimal të rezervimeve në hotelet e gjithë zonave turistike.
Shqipëria duhet të ndjekë modelin e suksesshëm të vendeve që po e zbusin krizën e turistëve të huaj duke rritur turizmin e brendshëm.
Një masë efektive është zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja mbasdite përfshi edhe të hënën.
Të ndalen bashkitë së kërkuari taksa lokale nga hotelet si në vitet e kulmit të turizmit.
Të ofrohen trajnime falas.
Të ristrukturohen duke zgjatur afatin e shlyerjen e kredive dhe detyrimeve fiskale.
Të subvencionohet një pjesë e pagës në turizëm.
Të hiqet që tani pagesa në rrugën e kombit.
Të eleminohen mospagesat nga buxheti për individët dhe kompanitë, ndihmat sociale dhe pagesat anti-covid që të qarkullojë më shpejtë dhe më lehtë paraja në ekonomi.
Por më e rëndësishme është krijimi i shpresës për të ardhmen.
PAA bën apel publik për një strategji konkrete, profesionale, transparente, realiste dhe jo elektorale për sezonin turistik 2021.