Ditën e sotme pjesëmarrës nga PAA, përkatësisht z. Genc Juka (Sekretar i Përgjithshëm), i shoqëruar nga z. Gjokaj dhe z. Malaj zhvilluan një takim bashkëpunimi me z. Tobias Ruettershoff (Drejtor i fondacionit Kondrad Adenauer Stiftung në Shqipëri).
Gjatë takimit i diskutuan çështjet e mëposhtme:
- Prezantimi i PAA, prioriteteve, objektivave dhe planeve.
- Diskutim për marrëveshje të mundshme ndërkombëtare me të Gjelbrit Ndërkombëtarë dhe fondacione të huaja.
- Mundësitë e trajnimeve praktike (intership) në Shqipëri pranë zyrave të PAA për studentët huaj.
- Mundësitë e trajnimit të fondacionit KAS.
- Mundësitë mbi projekte të shkollës verore në lidhje me mjedisin dhe lidershipin e mirë ne Ballkanin Perëndimor.
Nga takimi i zhvilluar u arrit marrëveshje parimore mes palëve që morën pjesë.