044533400
info@paa.com.al

Duka: Provokimet dhe konfliktet partiake dëmtojnë akoma më shumë Shqipërinë.

Fitues me dhunë elektorale, vjedhje dhe blerje votash nuk duhet të ketë më në Shqipëri.
Krijimi i ndjenjës së frikës, ul pjesëmarrjen e votuesve, lehtëson manipulimin e zgjedhjeve dhe ushqen tensione politike e sociale, të cilat po nuk u parandaluan në kohë, ushqejnë radikalizim deri në destabilizim qoftë edhe të përkohshëm.
Fitorja me çdo çmim dhe në aleancë me krimin është humbje e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PAA si pjesë kontribuese e Koalicionit “Aleanca për Ndryshim” jo vetëm në Durrës bën një apel publik që të ndalet gjuha e urrejtjes.
Të konkurojmë me avantazhet programore dhe të vlerave njerëzore dhe aftësive profesionale.
Stop dhunës politike e kriminale në fushatë!
Stop gjuhës së urrejtjes!
Pro Shqipërisë euro-atlantike!
Pro solidaritetit social!
Pro të ardhmes më të mirë të çdo Shqiptari!
Kundër varfërisë deri në mjerim të jo pak shqiptarëve.
Kundër babëzisë së disa oligarkëve dhe ministrave të kapur nga krimi dhe oligarkët!