044533400
info@paa.com.al

PAA Duka: “450 milion euro gjoba – korrupsioni dhe kapja e shtetit që po i varfëron shqiptarët”

Në kushtet kur risku për këto gjoba është rritur, rilindasit me papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin e tyre po u ngarkojnë taksapaguesve të varfër shqiptarë një barrë prej 450 milion euro ose rreth 55 miliard lekë.
Kjo shumë është më e madhe se sa i gjithë buxheti i 6 viteve (2013-2018) që rilindja ka shpenzuar dhe investuar për bujqësinë.
• 55 miliard lekë janë sa 103% e shumës së deficitit të skemës së pensioneve i cili është rreth 58 miliard lekë ose rreth 468 milion euro.
• 55 miliard lekë gjoba ndërkombëtare do të pengojnë rritjen e pagave, pensioneve dhe mbrojtjes sociale.
• 55 miliard lekë janë sa 117% e të gjitha investimeve publike me burime të brendshme për një vit buxhetor 2022. ( investimet e brendshme për vitin 2022 janë 47 mld lekë).
Këto gjoba nuk janë gjoba për vendime të vitit të parë të qeverisjes por edhe për vitet e fundit të mandatit të tyre 2013-2021.
“Rilindasit grabitqarë” nuk e ndryshojnë dot modelin e tyre për pushtet politik dhe ekonomik absolut nëpërmjet korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Vetëm rotacioni politik me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund ta ndalë babëzinë e disa rilindasve, që keq-qeverisin për 8 vite duke e varfëruar popullin për ditë dhe më shumë dhe duke i lenë në qafë edhe të porsalindurve lakun e rëndë të borxheve të rritura edhe nga gjobat ndërkombëtare.