044533400
info@paa.com.al

Duka: “Të përshpejtohet vaksinimi i popullatës”

Që të mos vetë-izolohemi ose që të mos na izolojnë gjatë vitit 2021 duhet të eleminojmë riskun e niveleve të larta të përhapjes së virusit.
Prioritet i qeverisë duhet të jetë rritja e vaksinimit të popullatës.
Detyrimi moral dhe ligjor i individëve, biznesit dhe administratës publike është reduktimi i shkallës së infektimit duke zbatuar strikt masat parandaluese.
Duket se vaksinimi nga 70 deri 80% të popullatës është i vështirë deri në fillim të sezonit turistik.
Aktivitetet elektorale mund të rrisin shkallën e infektimeve pikërisht në fillim të sezonit.
Vaksinimi dhe parandalimi janë kritike për të shpëtuar jetë të njerëzve dhe për të mos ri-mbyllur ekonominë pasi do të rritej papunësia dhe varfëria.