044533400
info@paa.com.al

Duka: Angazhohuni për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tuaj!

Takim i Forumit të Gruas i Partisë Agrare Ambientaliste

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) zhvilloi një takim me anëtaret kryesore të forumit të grave ambientaliste (LGA) për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 2021.

Në këtë takim, Kryetari i PAA z. Duka qartësoi se: PAA ka vetëm një mision politik, të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e të rinjve, grave dhe të gjithë banorëve në zonat rurale dhe urbane. Ju mund ta lehtësoni rotacionin!

Kryetarja e LGA znj. Mani qartësoi se: Lidhja e Gruas Ambientaliste (LGA) me moton: “Së bashku për zgjidhje dhe jetë më të mirë”, në përmbushje të misionit, riorganizon strukturat me vajza dhe gra me ambicie pozitive, për ti dhënë vlerë të shtuar PAA!