044533400
info@paa.com.al

Takim me strukturat e PAA tё qarkut Durrёs

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) zhvilloi ditёn e djeshme në datë 21.01.2021 zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Durrës. Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë fort ҫdo ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh – koalicionin e vlerave humane.

Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Durrësit, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore”.

PAA mirëpret çdo votues i cili e dëshiron dhe përkushtohet për ndryshimin e madh, jo thjesht për rotacionin politik por edhe për ndryshimin e madh politik ku nuk konkurohet për tepsitë dhe kazanët por për Shqipërinë dhe Shqiptarët.