044533400
info@paa.com.al

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) – një derë e hapur dhe mikpritëse për të gjithë. Së bashku për një Shqipëri më të mirë!

Takim me strukturat elektorale të PAA në Vorë

Në takimin me strukturat elektorale të PAA në Vorë Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: Shqiptarët të votojnë me zemër për Shqipërinë dhe jo me besnikëri fanatike për partinë”.

Kryetari Duka qartësoi se PAA ka vetëm një mision politik, të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e banorëve në zonat rurale dhe urbane.

Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë fort ҫdo ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh – koalicionin e vlerave humane.