044533400
info@paa.com.al

PAA vazhdon zhvillimin e takimeve masive. Kryetari i PAA Duka: Ndryshimi domosdoshmëri jetike!

PAA vazhdon fuqishëm takimet me strukturat elektorale nëpër qarqe. Strukturat e PAA janë mobilizuar fuqishëm me objektiv që zëri i PAA të ngrihet në parlamentin e ardhshëm.

Kryetari i PAA z. Duka theksoi se:

  • Zgjedhjet e 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë.
  • Ne duhet të punojmë fort çdo ditë të javës për të arritur të përfaqësohemi politikisht në parlament.
  • Kjo duhet të jetë dekada në të cilën do t’i japim fund tranzicionit dhe të implementojmë një model të zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomik dhe politik.

PAA është dera mikpritëse për të gjithë. Ne do të mbështesim banorët e zonave rurale dhe urbane duke i dhënë zgjidhje të gjithë problemeve të tyre.

Objektivat politikë të PAA për zgjedhjet parlamentare 2021 janë të qarta po ashtu edhe mbështetja publike. Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë 24 orë dhe shtatë ditë të javës.

PAA mirëpret çdo votues për ndryshimin e madh për një Shqipëri Europiane!