044533400
info@paa.com.al

PAA Kryetari Duka: PAA synon përfaqësim dinjitoz të fshatit në opozitë dhe qeveri

Titujt abuziv nuk e cënojnë kredibilitetin dhe mbështetjen publike për PAA. Kryetari Duka nuk kërcënon por kërkon përfaqësim dinjitoz të PAA dhe maksimizim të fitores së opozitës së bashkuar.

Duka nuk e tradhtoi opozitën as në kulmin e grevës së urisë ku ofertat e mazhorancës mund të ishin tunduese për këdo, por jo për një lider dhe parti që besnikërinë ndaj fermerëve të nëpërkëmbur dhe fshatrave të braktisur e ka të shenjtë.

PAA është forca politike kryesore për të mbrojtur interesat e fermerëve, për të mbështetur zhvillimin e fshatit, për të hartuar dhe implementuar politikat agrare që rrisin punësimin, të ardhurat dhe shpresën e fermerëve.

PAA është pro kohezionit social, pro ekonomisë së gjelbërt, pro ekonomisë së dijes edhe për çdo nxënës në fshatrat më të largëta të Shqipërisë, edhe atje në malet me dëborë ku ka jetë.

Shqipëria nuk është ajo Bllokut të Tiranës, as e pyllit orbitar të kullave marramendëse, por është Shqipëria e fshatrave të varfër që për mbijetesë shesin edhe fiq, rrush, presh, vezë dhe çdo gjë që prodhojnë me aq shumë mund dhe sakrificë.

Bujqësia europiane që meritojnë shqiptarët ka nevojë për lider që e njohin, e duan dhe përkushtohen me zemër për çdo fermer, blegtor, bletërritës, mbledhës apo përpunues të prodhimeve plot djersë dhe sakrificave të shqiptarëve edhe në zonat më të largëta dhe më të vështira për të jetuar, edhe kur qeveritë i kanë braktisur.

Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.Duka: Në emër të PAA i shpreh ngushëllime dhe solidaritet familjeve të viktimave nga përmbytjet në Gjermani, Hollandë dhe Belgjikë.

Fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe vrastare. Shumë masa parandaluese kërkojnë harmonizim, përkushtim dhe bashkëpunim në nivel global. Por përmasat katastrofike mund të reduktohen. PAA apelon se qeveria