044533400
info@paa.com.al

PAA Kryetari Duka: Përballë kërcënimeve të rritura të pandemisë rrezikohen të gjithë shqiptarët

Rama duhet të përdorë çdo sekondë për punë dhe jo për fushatë denigruese ndaj opozitës.

Vetëm të dështuarit i tremben transparencës.

PAA qartëson se Kërkesa e Ramës për integritet ndaj opozitës ka përgjigjen e popullit që thotë se: “Nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit”.

Integriteti i cënuar rëndë i Rama&CO nga skandalet jo vetëm financiare që mezi po mbahen të pazbuluara u kanë sjellë shqiptarëve më shumë varfëri dhe pasiguri.

PAA vlerëson se mjekët tanë meritojnë mirënjohjen tonë maksimale. Dalja e tyre në mënyrë të orkestruar në konferenca shtypi kundër opozitës, duke ndërprerë punën deri 20 mjekë njëkohësisht, e dëmton përkushtimin e tyre që çdo minutë duhet ta përdorin vetëm për pacientët.

PAA apelon që ne opozita e bashkuar si alternativa më e mirë kundër nxjerrjes së shqiptarëve nga shtypja dhe varfërimi i regjimit varfërues dhe shpresëvrasës të Ramës, të jemi përditë dhe më të fokusuar dhe më të qartë për alternativat më të mira kundër pandemisë, kundër papunësisë, kundër arrogancës dhe babëzisë.