044533400
info@paa.com.al

Kryetari i PAA Duka: Dhuna ndaj protestuesve dhe dhuna ndaj medias është qartësisht fillimi i fundit të qeverisë më arrogante dhe të babëzitur të Shqipërisë post komuniste

Kur Shqipëria vlerësohet edhe nga SHBA si vendi më i korruptuar dhe vendi më i varfër i Europës,

Kur Rama dhe shpura e tij jetojnë në luks dhe udhëtojnë për qejfe personale me carter,

Kur arroganca e tyre do t’ju rëndojë shqiptarëve më shumë se 350 milion euro gjoba ndërkombëtare,

Kur vlerësohet se Shqipëria dha mbështetje minimale për të papunët, të varfërit dhe biznesin,

Në kushtet kur Rilindasit janë në shërbim të oligarkëve edhe në kulmin e krizës më të rëndë pas luftës së dytë botërore,

Ata vazhdojnë projektet korruptive të koncensioneve dhe pppp me kompani që ndajnë fitimet e tyre në parajsat fiskale,  të cilat sot Amerika i ndaloi me ligj,

Çdo forcë politike progresiste duhet të dalë hapur në mbështetje për rritjen e protestave popullore,

Duke ju bërë thirrje protestuesve të dallojnë zjarrvënësit e infltruar nga policia dhe të distancohen prej tyre.

Prona private dhe publike janë të shenjta.

Të gjithë institucionet kundër pastrimit të parave janë të alarmuar nga përmasat dhe influenca në politikë e parave kriminale të Rilindasve të babëzitur.

Është  e vërtetë që rilindasit e babëzitur kanë miliarda para kriminale por kurrë nuk do të kenë aq shumë sa të ndalin protestën e qindra mijëra shqiptarëve të varfëruar deri në palcë nga keq-qeverisja e tyre!

Ish presidenti Egjiptian Mubarak i konsideruar partner strategjik i SHBA dhe Britanisë së Madhe ne atë rajon, kishte 40 miliard dollarë pasuri familjare kriminale por protestat masive të pranverës Arabe e rrëzuan nga pushteti dhe e dërguan në burg brenda pak javëve.

PAA ofron mbështetje morale maksimale për protesta paqësore.